Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Avokati i Sveçlës nuk pajtohet me shpalljen fajtor të tij, e quan të pazakontë vendimin e gjykatës

02/09/2026 - 10:09
në Lajme
A A
Avokati i Sveçlës nuk pajtohet me shpalljen fajtor të tij, e quan të pazakontë vendimin e gjykatës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mbrojtja e Xhelal Sveçlës, ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, ka shfaqur mospajtim dhe pakënaqësi me vendimin e quajtur si të “pazakontë” të gjykatësit për ta shpallur fajtor klientin e saj.

Avokati Laur Prenaj tha se do të ankohet, pasi ta marrë vendimin e plotë.

Pak më herët, Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka shpallur fajtor Sveçlën për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, në vitin 2018.

“Gjykata e shpalli vendimin e saj, por ke një vendim në gjysmë, ne duhet të presim vendimin e arsyetuar. Kjo është e pazakontë në praktikë, por megjithatë dihet ta presim, gjithashtu ne patjetër që do ta shfrytëzojmë të drejtën e ankesës deri atëherë nuk kemi çka të komentojmë”, tha Prenaj.

Sipas tij, aktakuza ndaj Sveçlës pati probleme nga fillimi.

“Ne kemi thënë në shqyrtim fillestarë që kjo aktakuzë ka pasur shumë probleme, dhe duhet ta presim arsyetimin e gjykatës se ku është bazuar”, tha ai.

Se sa është dënuar Sveçla pritet të merret vesh më 8 shtator në orën 9:00 kur është caktuar një tjetër seancë në lidhje me këtë rast.

Javën e kaluar, një tjetër ministër në detyrë i qeverisë së Republikës së Kosovës, ai i punëve të Jashtme, Glauk Konjufca u shpall i pafajshëm në lidhje me një aktakuzë të ngjashme – për hedhje të gazit lotsjellës, në një seancë Kuvendi në vitin 2016.

JU REKOMANDOJMË

Edmond Smajli nderohet me Medaljen e Komandimit për Ajër dhe Hapësirë nga Forcat Ajrore Amerikane

Edmond Smajli nderohet me Medaljen e Komandimit për Ajër dhe Hapësirë nga Forcat Ajrore Amerikane
02/09/2026 - 09:50

“Space Commendation Medal”, një dekoratë e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shërbim meritor gjatë periudhës 25 mars 2025 – 1 shtator 2026. Sipas certifikatës...

Më shumëDetails

Pentagoni nënshkruan marrëveshje për të rritur prodhimin e raketave

Pentagoni nënshkruan marrëveshje për të rritur prodhimin e raketave
02/09/2026 - 09:45

Pentagoni ka nënshkruar marrëveshje shtatëvjeçare për të rritur prodhimin e raketave. Marrëveshjet me General Dynamics Ordnance and Tactical Systems (GD-OTS) dhe Lockheed Martin do të “rrisin sasitë e...

Më shumëDetails

“Nuk ka vend në BE”, Marta Kos paralajmëron Serbinë për glorifikimin e Mlladiqit

“Nuk ka vend në BE”, Marta Kos paralajmëron Serbinë për glorifikimin e Mlladiqit
02/09/2026 - 09:29

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, mbajti një fjalim në Forumin Strategjik të Bledit, ku foli për vdekjen e Ratko Mlladiqit, glorifikimin e kriminelit të luftës...

Më shumëDetails

Gjykata shpall fajtor Xhelal Sveçën lidhur me rastin e hedhjes së gazit lotsjellës

Gjykata shpall fajtor Xhelal Sveçën lidhur me rastin e hedhjes së gazit lotsjellës
02/09/2026 - 09:16

Gjykata ka shpallur fajtor ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, lidhur me rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, shkruan Insajderi. Lartësia...

Më shumëDetails

Rritet sërish çmimi i naftës dhe benzinës në Kosovë

Rritet sërish çmimi i naftës dhe benzinës në Kosovë
02/09/2026 - 09:14

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për sot. Sipas vendimit të MINTI-të, nafta këtë të mërkurë është rritur...

Më shumëDetails

Haxhiu paralajmëron: Shumë shpejt thirret seanca për konstituimin e Kuvendit

Haxhiu kritikon KGJK-në për gjyqtarët serbë: Lajm i keq që nuk vepruat si KPK-ja
02/09/2026 - 08:57

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit duhet të vazhdojë sa më shpejt, ndërsa pas konstituimit të Kuvendit duhet të votohet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    177 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    193 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë