Ai tha se ishte fyese shpallja e vendimit në emër të popullit të Kosovës.
“Unë ndoshta do të hy në problem për këtë, por unë solla kokën kur Gjykata tha se dënimi është në emër të popullit të Kosovës, ishte fyese, sepse kjo nuk ishte në emër të popullit të Kosovës, ata nuk i dëgjuan dëshmitë”, tha Prosper.
Pos tjerash, ai tha se Kuvendi i Kosovës duhet të përfshihet në këtë çështje.
“Nëse do të isha në Kuvendin e Kosovës, do të tërhiqja mbështetjen për këtë Tribunal që nesër, sepse kjo është abuzim me drejtësinë, abuzim i procesit sipas mendimit tim”, tha avokati.












