Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

AVONET dhe 13 organizata të tjera të shoqërisë civile i janë drejtuar Kushtetueses me kërkesë për ndërmarrjen e veprimeve sipas detyrës zyrtare, lidhur me zbatimin e Aktgjykimit për afatin 30 ditor për konstituimin e Kuvendit

12/08/2026 - 10:43
në Lajme
A A
AVONET dhe 13 organizata të tjera të shoqërisë civile i janë drejtuar Kushtetueses me kërkesë për ndërmarrjen e veprimeve sipas detyrës zyrtare, lidhur me zbatimin e Aktgjykimit  për afatin 30 ditor për konstituimin e Kuvendit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rrjeti i organizatave joqeveritare AVONET dhe 13 juta rhanizata të tjera joqeveritare i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës me kërkesë për ndërmarrjen e veprimeve sipas detyrës zyrtare, lidhur me zbatimin e Aktgjykimit KO124/25, raporton Gazeta Online Veriu.info.


AVONET
ka njoftuar se kërkesa është dorëzuar pas zhvillimeve të fundit në procesin e konstituimit të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit 2026. Sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, të certifikuara më 8 korrik 2026, afati prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit ka përfunduar më 7 gusht 2026.

Në Aktgjykimin KO124/25, Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit përbën detyrim kushtetues dhe se brenda këtij afati duhet të përfundojnë të gjitha veprimet kushtetuese që çojnë në konstituimin e plotë të Kuvendit. Sipas këtij interpretimi, mbajtja e një seance që nuk përfundon me zgjedhjen e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit nuk nënkupton se Kuvendi është konstituuar.

Në këtë rast, seanca konstituive e mbajtur më 6 gusht 2026 nuk ka përfunduar me konstituimin e plotë të Kuvendit, ndërsa vazhdimi i saj është caktuar për 8 gusht 2026.

AVONET dhe organizatat e tjera nënshkruese i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të vlerësojë nëse Aktgjykimi KO124/25 është zbatuar në përputhje me përcaktimet e tij dhe brenda afatit të përcaktuar.

Kërkesa është mbështetur në Rregullin 60 të Rregullores së Punës së Gjykatës Kushtetuese, i cili përcakton procedurën që ndiqet në rastet kur lind çështja e moszbatimit të një vendimi të Gjykatës. Në këtë kuadër, organizatat kanë kërkuar që, nëse konstatohet moszbatimi i Aktgjykimit KO124/25, Gjykata të ndërmarrë veprimet e parapara me Rregulloren e saj, përfshirë nxjerrjen e Aktvendimit për moszbatim, gjegjësisht për mospërmbarim dhe ndërmarrjen e hapave të tjerë që i konsideron të nevojshëm sipas kompetencave dhe procedurave në fuqi.

AVONET thekson se kërkesa e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese synon që çështja e zbatimit të Aktgjykimit KO124/25 të trajtohet përmes mekanizmave institucionalë dhe procedurave të përcaktuara me rendin juridik. Qëllimi është të sigurohet qartësi juridike dhe institucionale lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit dhe respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Kërkesa e AVONET:

Kërkesë për ndërmarrjen e veprimeve sipas detyrës zyrtare (ex officio) për moszbatimin e Aktgjykimit KO124_25

JU REKOMANDOJMË

Mehmetaj: Pse askush nga VV nuk po flet për Shaip Mikullovcin që ka fituar tender 15 milionësh me dokument fals, a ua ka mbyllë gojën me verdhushka?

Mehmetaj: Pse askush nga VV nuk po flet për Shaip Mikullovcin që ka fituar tender 15 milionësh me dokument fals, a ua ka mbyllë gojën me verdhushka?
12/08/2026 - 11:46

Tenderin 15 milionësht ë fituar nga IP Petrol në pronësi të Shaip Mikullovcit për furnizim me derivate të veturave shtetërore, e ka komentuar gazetari Lirim Mehmetaj. Mehmetaj ka...

Më shumëDetails

“Dyert janë të mbyllura për ne”, “jo, jo janë të hapura” – përplasje mes Çitakut e Haxhiut në sallën e Kuvendit

“Dyert janë të mbyllura për ne”, “jo, jo janë të hapura” – përplasje mes Çitakut e Haxhiut në sallën e Kuvendit
12/08/2026 - 11:37

Deputetja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka hyrë në sallën e Kuvendit ku aktualisht janë duke u pritur për vizita bashkatdhetarët, si dhe të rinjtë për shënimin e Ditës...

Më shumëDetails

Kërkesa e PDK ndaj Deharit për thirrje të seancës, edhe Aleanca do jetë në Kuvend, Tahiri: Qasja e VV është alarmante

“Po na ndajnë në ne dhe ata”, Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit
12/08/2026 - 11:34

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se partia e tij do të marrë pjesë në çdo nismë të subjekteve opozitare. Tahiri konfirmoi se Aleanca do...

Më shumëDetails

‘‘E kemi një takim për rininë’’, Kurti s’ka përgjigje për bllokadën, thotë se i duhet të shkojë në kryeministri

‘‘E kemi një takim për rininë’’, Kurti s’ka përgjigje për bllokadën, thotë se i duhet të shkojë në kryeministri
12/08/2026 - 11:30

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka pranuar të prononcohet për gazetarët, lidhur me situatën politike në vend. Kurti, ka thënë se ka një takim për rininë në...

Më shumëDetails

Buzhala: Pushteti i dha tender 15 milionësh me dokument fals Shaip Mikullovcit, kurse deshtën ta rrotullojnë Kosovën për të gjetur vaj palme në qumështin Vita

Si e falsifikoi IP Petrol e Mikullovcit dokumentin e British Petrol për ta fituar një tender në vlerë mbi 15 milion euro – ja skema e mashtrimit, sipas Buzhalës
12/08/2026 - 11:09

Gazetari Berat Buzhala ka komentuar edhe njëherë tenderin 15 milionësh që ka fituar IP Petrol e Shaip Mikullovcit, sipas tij me një dokument të falsifikuar kinse nga British...

Më shumëDetails

PDK është në Kuvend dhe ka një thirrje urgjente: Hapeni Kuvendin!

PDK është në Kuvend dhe ka një thirrje urgjente: Hapeni Kuvendin!
12/08/2026 - 10:59

Grupi Parlamentar i PDK-së është në Kuvendin e Kosovës. Nga atja ky grup i ka kërkuar Avni Deharit hapjen e Kuvendit. “PDK është në Kuvend dhe kërkon me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Në krye të gjithë kësaj është gjenerali Ramush Haradinaj”, Veseli flet për largimin e KFOR-it nga Ura e Ibrit

    “Në krye të gjithë kësaj është gjenerali Ramush Haradinaj”, Veseli flet për largimin e KFOR-it nga Ura e Ibrit

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    278 Shpërndaje
    Shpërndaje 111 Tweet 70
  • Skandal në poliklinikën “Echo Dent”: Shërbime estetike pa licencë, staf i palicencuar dhe shiringa me gjak në mbeturina – gjobitet 8 mijë euro

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Si e falsifikoi IP Petrol e Mikullovcit dokumentin e British Petrol për ta fituar një tender në vlerë mbi 15 milion euro – ja skema e mashtrimit, sipas Buzhalës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe, iu tregon përse ia barti kompetencat Policisë së Kosovës

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë