Deputeti i LVV-së, Egzon Azemi ka ngritur alarmin rreth kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama për projektin e tij i cili sipas Azemit kjo pronë po i jepet për 50 vite Agim Gerbeshit, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
“4.5 hektarë apo 45,000 m² të Tulltores, po vidhen nesër nga Përparim Hajni” ka shkruar Azemi.
Postimi i plotë:
4.5 hektarë apo 45,000 m² të Tulltores, po vidhen nesër nga Përparim Hajni.
Afër Xhamisë së Llapit, ku bashkohen Tophanja, Kodra e Trimave dhe Arbëria.
Gjithë kjo pronë po i jipet për 50 vite Agim Gerbeshit. Zotri Gerbeshi, ju mund të investoni në pronat tuaj kudo, por mos u bëni pjesë e lojrave të ndyra të Përparim Ramës.
Komuna ka paguar mbi 8 milionë që ta marrë atë tokë nga AKP. Ajo është pronë e gjithë qytetit dhe të paktën do duhej të këtë diskutim publik për një pronë të tillë sepse Prishtina vuan për hapsira publike.












