Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Babai i të miturës që u gjet me dy të rritur ankohet se rreshteri dha kontroll mjekësor dhe i liruan të dyshuarit

13/07/2025 - 15:04
në Lajme
A A
U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Babai i të mitures B.SH, e cila u gjet mbrëmë në një banesë në Fushë Kosovë me dy burra të moshës madhore, pretendon se vajza e tij deri më sot, nuk u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore, anipse në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës konfirmohej një gjë e tillë.

Në rrëfimin e tij, për klankosova.tv, Remziu tha se policia e Kosovës, stacioni i Fushë-Kosovës, gruas së tij i thanë mbrëmë se do ta dërgojnë tek sot në orën 12:00 një ekip për ta dërguar në IML, duke pohuar madje se njëri nga rreshterët dha edhe ekzaminim mjekësor!

”Kam kërku prej anës së policisë me e thirr mjekun, rreshteri ka thënë: ”Nuk ka nevojë se po shihet që vajza është mirë”.

”Rreshteri më ka thënë me çu unë dhe gruaja, me dërgu vajzën në rehabilitim dhe te mjeku, unë iu kam thënë që nuk kam kapacitet me shëru sepse nuk i kam kushtet”.

Remzi Shala shprehu edhe shqetësimin se si Policia e Kosovës ka liruar dy personat e dyshuar që ishin me vajzën e tij e që në raport rasti me ta cilësohej dhunim.

”Vajza kur ka ardhë në banesë ka qajtë, dhe u ardhë pa pikë gjaku në fytyrë, si e huaj”, tha ai.

Sipas tij, dy personat të moshës madhore që ishin me vajzën e tij janë A.P nga komuna e Drenasit dhe tjetri me iniciale të panjohura por nga Prizreni.

Ndërkaq, shton se me dy personat ishte edhe vajza A.R, 23 vjeçe, e cila sipas tij merret me trafikim të vajzave, por e njëjta në momentin kur kishin mbërritur policia, kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

”Unë jam dal çdo natë e kam kërku evladin tem, e kam gjetur në Fushë Kosovë, në një banesë pranë një bari, në katin e tetë, e kam gjetë me dy djem dhe atë vajzën. Unë e kam gjetë vajzën dhe e kam njoftuar policinë. A.R më ka ikur nga objekti”, shprehej babai i të miturës për Klankosova.tv

JU REKOMANDOJMË

Parashikimi i motit për të dielën, temperaturat deri në 34 gradë

Parashikimi i motit për të dielën, temperaturat deri në 34 gradë
22/08/2026 - 23:02

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për ditën e diel. IHMK njofton se ditën e nesërme pritet që temperaturat minimale të jenë mes 11 dhe...

Më shumëDetails

Tasholli: Në shtatë zonat ku ka qenë UÇK-ja, do të jenë vizitat e lirisë

Tasholli: Në shtatë zonat ku ka qenë UÇK-ja, do të jenë vizitat e lirisë
22/08/2026 - 22:42

Platforma qytetare “Liria ka Emër”, më 12 shtator në Prishtinë organizon Marshin për Liri nën moton “Kosova po pret”. Ky marsh do të mbahet katër ditë para se...

Më shumëDetails

Këta janë shtetasit e Kosovës, të arrestuar për 80 kg drogë në Shqipëri

Publikohen pamjet nga operacioni ku u arrestuan tre kosovarë në Shqipëri/Video
22/08/2026 - 22:28

Policia e Shqipërisë sot njoftoi ndërmarrjen e një aksioni madhor anti-drogë, që rezultoi me prangosjen e tre të dyshuarve, shtetas të Kosovës. Lënda dyshohet se ishte siguruar në...

Më shumëDetails

Dy aktivitete simbolike nesër para Qeverisë së Kosovës, Aleanca dhe RDK me aksione

Dy aktivitete simbolike nesër para Qeverisë së Kosovës, Aleanca dhe RDK me aksione
22/08/2026 - 22:13

Aleanca dhe Rinia Demokratike e Kosovës (RDK) kanë paralajmëruar për nesër dy aktivitete simbolike para hyrjes së Qeverisë së Kosovës. Sipas njoftimeve të dërguara për media, Aleanca do...

Më shumëDetails

Serbia digjet, BE-ja i nis helikopterët

Serbia digjet, BE-ja i nis helikopterët
22/08/2026 - 21:56

“Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i Bashkimit Evropian dërgoi helikopterë dhe zjarrfikës për të ndihmuar Serbinë të luftojë një zjarr masiv në një rezervat natyror në verilindje të këtij...

Më shumëDetails

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës
22/08/2026 - 21:41

Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu ka bërë të ditur vetë KQZ, në njoftimin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Koci: Gjendja politike është alarmante, qytetarët po heshtin – politikanët po e shfrytëzojnë

    Koci: Thaçi besoj që do të lirohet, por…

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Këta janë shtetasit e Kosovës, të arrestuar për 80 kg drogë në Shqipëri

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Mashtrim i hapur” – Deputeti i VV-së reagon ndaj deklaratave për rikthimin e Thaçit si President

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Serbia digjet, BE-ja i nis helikopterët

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë