Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bahrije Gërxhaliu: Vajza bërtiste oj mamë babin e kanë vra, djalin e shpëtova për një fije të flokut, policisë i dhashë letra në vend të markave për t`ma kthyer vajzën 2 vjeçe

02/05/2023 - 10:50
në Lajme
A A
Bahrije Gërxhaliu: Vajza bërtiste oj mamë babin e kanë vra, djalin e shpëtova për një fije të flokut, policisë i dhashë letra në vend të markave për t`ma kthyer vajzën 2 vjeçe
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot me 2 maj shënohet 24 vjetori i masakrës së Studimes, në Vushtrri.

Bahrjije Gërxhaliu, e mbijetuar e kësaj masakre, që në masakrën e 2 majit humbi burrin dhe kunatin e saj, ditë më parë ka rrëfyer për “Expose”, edhe tmerrin në momentin që policia dhe ushtria serbe i kishin vrarë burrin, raporton Gazeta Blic.

Ajo thotë se policia serbe i kishte marrë nga prehri edhe vajzën dy vjeçe dhe për t`ia kthye atë ishte detyruar që në vend të parave që po ua kërkonte, njëri nga policët i maskuar dhe me dorëza, kishte bërë një letër duq në vend që të dukeshin si marka – pra, dhe polici serb pa i kontrolluar fare i kishte futur në xhep e ku më pas i kishte kthyer vajzën e saj të vogël.

Moment tmerri e quan edhe pamjen kur një polic tjetër serb me thikë kishte filluar ta shqyente llastikun në rimorkio ku gjendeshin Bahrjija dhe fëmijët e saj, e ku për një fije floku kishte arritur ta shpëtonte djalin 11 vjeç nga thika e policit serb.

“Ra terri, filluan krismat, u shike se po digjej fshati, kolona u ndal nuk ecte, se e ndaluan postblloku poshtë i serbëve që ishte te Rashicët, popullata nuk guxonte të lëvizte, ata filluan të gjuanin me kallash, minahedhëse, mbrapa u digjte fshati, u ndihshin krismat, terr nuk shishe asgjë…”, Bahrija rrëfen tmerrin e 2 majit të vitit 1999.

Ajo e kujton me pikë e me presje se çfarë kishte ndodhur atë të ditë.

“Unë isha në rimorkio me pesë fëmijët, shoku ishte vozitës dhe e kishim vjehrrën. Kuanti ishte me veturë me katër fëmijët dhe shoqen, ai ishe pas nesh, u ndalëm këtu për një kilometër më poshtë. Arritën policia e rregullt e serbëve ata…, po them për te ne, tash çka ka ndodh përpara ose mbrapa unë nuk e di. Por te ne … në atë moment pos e shtrëngoheshim trupin dhe prisnim kur po të merr krisma, se qaq shkonte flakë dhe krisma, edhe ushtria çka kenë në kerre i qiten përpara kolonën dhe ne mbetën nëpër traktorë… Edhe erdh burri te traktori dhe tha a po rrinë fëmija, ra terri fëmija veç nisen me fjet, më të madhin e kam pas 11 vjeç, me të voglin 2 vjet e 6 muaj edhe i bëra be në Zot, për rize të Zotit mere djalin dhe largohu nga këtu, tha e ty ku… Thash mua lemë qetu dhe djalin nuk e mori dhe unë me mendimin që ai u largua, ndërkohë u ndihshin britma, klithma, vaji i fëmijëve edhe erdh pjesa e dytë e policisë me uniforma me një ngjyrë teget kanë qenë të veshur, me maska, me dorëza, po ndoshta nga frika dhe tmerri, saqë kur mu kanë afruar te rimorkio tmerr ka qenë. Gjuhen e kam ditë kapak. Edhe më ka thënë serbisht çka po bënë këtu dhe më ka qëlluar këtu në fyt me kondak automati, mu dok që krejt më qkeu, fëmijën e kisha 2 vjet e gjysmë në prehër dhe më ka kap për krahu me më zbrit poshtë dhe me dorën tjetër jam mbajt në rimorkio dhe më ngrehi pak edhe më la… Dhe ma qiti një dritë, i pa fëmijët, i thash s`kam asgjë veç fëmijët i kam dhe ma ka marrë vajzën fjetur prej prehrit dhe nuk ka zbrit. Çfarë dhimbje ka një nënë kur fëmijën ta merr dikush dhe s`mundesh me dal, jo që jam frikësuar se më vrasin se një shpirt kam me jap si tash si atëherë, por jam tutë prej do tjera rrethanave se ata kanë qenë në gjendje gjithçka me bë…”, tregon ngjarjen e tmerrshme.

Ajo tregon se si pastaj fëmija nisen të qajnë se që e morën çiken. Pastaj, unë ju thash të qetësohen.

“Vajza e madhe ka qenë 9 vjet, Vjollca oj mam babin e kanë vra, i thash jo se babi ka ecë , më tha oj mamë babin e kanë vra se po thërret… Vajza ishte në fillim të rimorkios e ne më këndej … por policët i kisha mbi kokë më kanë qitë një dritë, ma kanë shikuar djalin dhe vajzat dhe aty ku e kam pas djalin ka dal tjetri(polici) dhe ata i kishin xhipat më drita dhe kur e kam parë tehun e thikës se i kishim do far ceradat të mbyllura, e kam ndier thikën dukë bërë vërr vërr vërr e kam parë tehun e thikës mbi kryt të djalit dhe s`di as vet qysh Zoti ma ka dhënë, e kam kap djalin me krejt fuqinë e kam shtirë në prehër vajzën e ndihsha këndej ka qanë… mamë mamë …. I thoshte poilici çuti edhe ajo oj mamë qajke s`kishe tjetër rrugë dalje edhe ata kërkonin veç para dhe në krejt luftën krejt mu kanë dhimbtë, por më së shumti fëmija …. Edhe do flet të librave që u mundofshim më i mësua e mi ia hup pak atë ndjenjën që mos me pas gjithë atë frikë te lufta… edhe atë flet të librit e bëjë palë palë edhe ia dha, ja kam dhënë për pare, për pare i ka marrë edhe atëherë ka thirr Zoran tha ktheja çikën dhe ma ka pru, ma ka gjuajtur, tash qajti cika dhe fëmije te tjerë, ata u larguan atëherë pe ndij shokun (burrin) duke thirr, kam zbrit poshtë nga rimorkio… tash një djalë erdh aty te rimorkio si sot më kujtohet, nuk e di kush ka qenë por vetëm ka pas një jakne të bardhë dhe u mundua të fshihet mes traktorëve dhe prej së larti veç kur i ka ra dhe e kanë vrarë .. te rimorkio jem, nuk di ai djalë kah ka qenë…. dhe zbres te bashkëshorti po thirr .. thash Imer a të kanë rreth, ai më tha jo s`më kanë rreth, vetëm më kanë plagosur dhe veç nëse donë me ta bo hallall në të dy dynjatë, se nuk të kam pasur vetëm grua po edhe jaran, tha vetëm edhe njëherë t`i takojë fëmijët .. tentova me marrë, se nuk ka qenë i gjatë më trup por i shëndoshë edhe aq kishte pas gjakderdhje të madhe, nuk mundesha me que e ka pas një jaknke të lëkurës veshur, e mora ia hoqa për ta lehtësuar… e pash një njeri, nuk e njihja kush është, afrona e luti a ka mundësi me më ndihmu se e kanë lënduar, ai kishe qenë kushëri i burrit, por nuk e dija më tha oj Bahrije aq shumë më kanë rreh, sa nuk jam në gjendje të lëvizi, ma kanë vra vëllain, djalin e vëllait, mua më kanë bërë llom.. e kam lutur Zotin të më dërgoi forcë e fuqi edhe e kam ndreq Imerin e kam afruar te rimorkio dhe e kam afruar të fëmijët dhe nëna e tij, gjallë ka qenë deri në atë moment, bashkëshorti ka rrënuar 2 orë e gjysmë i plaguar, kur e kam shti në rimorkio, thash tia lidh plagën sepse kishte gjakderdhje të mëdha, më tha oj grua mos u mundu se e ka shkruar zoti nasip me shkue për këtë tokë e për këtë vend .. I ka ledhatuar fëmijët dhe i ka kapur djalit dorën, duke i thënë ah bab veç një të ka baba, e baba shkon e shumë gajlet po t`i lë, tha veç e di në dorë të kujt po jini dhe nuk po mërzitna, nënës iu drejtua, nënës së vet për djalin e saj, amanet tha po ja lë Skënderit .. na se dinim çka ka ndodh me Skënderin, tha amanet po ja lë gruan dhe fëmijët me i këqyr edhe për rize të Zotit mos qitni pikë lot, i mos qitni kush për mua ….”, rrëfen kjo e mbijetuar e masakrës.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë