Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas Raportit Vjetor të BQK-së për vitin 2025, duke thënë se të dhënat konfirmojnë shqetësimet për gjendjen ekonomike në vend.
Sipas Bajramit, raporti tregon se ekonomia e Kosovës në vitin 2025 është rritur vetëm 3.6%, ndërsa inflacioni ka arritur në 3.9%, kryesisht si pasojë e rritjes së çmimeve të ushqimit dhe energjisë. Ajo ka theksuar se parashikimet për vitin 2026 janë edhe më shqetësuese, me rritje ekonomike të pritshme prej 3.5% dhe inflacion prej 6.7%.
Bajrami shkriu edhe për thellimin e deficitit tregtar, duke përmendur se në vitin 2025 importi i mallrave ka arritur rreth 7 miliardë euro, ndërsa eksporti vetëm rreth 869 milionë euro.
“Pra, kemi importuar rreth 8 herë më shumë sesa kemi eksportuar”, ka shkruar ajo.
Sipas saj, deficiti tregtar ka arritur rreth 6.1 miliardë euro, me rritje prej 12.5% krahasuar me vitin paraprak, ndërsa eksporti ka shënuar rënie të lehtë prej 0.2%.
Bajrami ka thënë se Kosova ka nevojë për politika ekonomike që fokusohen te prodhimi vendor, eksporti, ulja e kostos së energjisë për bizneset dhe krijimi i vendeve të punës.
https://www.facebook.com/share/p/1H1JQVwaLt/?mibextid=wwXIfr











