Rektori i Universiteti i Prishtinës, Arben Hajrullahu, në deklarimin e tij të pasurisë për vitin 2025 ka raportuar blerjen e një banese të re në vlerë prej 127 mijë eurosh, duke e çuar në katër numrin total të banesave që ai dhe familja e tij posedojnë.
Banesa më e fundit, me sipërfaqe 98.50 metra katrorë, është deklaruar si pronë e përbashkët dhe, sipas tij, është blerë përmes kursimeve, huasë dhe kredisë.
Kurse, dy banesat tjera që i ka në pronësi kanë sipërfaqe totale 114 metra katror dhe njërën e ka blerë më 2010, kurse tjetrën pas tri vitesh. Si dhe banesa nën pronësi të gruas i ka 72 metra katror dhe është blerë më 2021.
Dy banesa të tjera, me sipërfaqe të përgjithshme prej 114 metrash katrorë dhe me vlerë 182 mijë e 400 euro, janë në emër të tij personal, njëra e blerë në vitin 2010 dhe tjetra tre vite më vonë.
Ndërkohë, bashkëshortja e tij zotëron një banesë prej 72 metrash katrorë, të blerë në vitin 2021, me vlerë rreth 450 mijë funta, që sipas konvertimit kap shumën mbi 516 mijë euro.
Në deklarim përfshihet edhe një detyrim i përbashkët për bashkëfinancim në ndërtim banese, në vlerë totale prej 89 mijë eurosh, me afat nga shtatori 2025 deri në dhjetor 2034.
Po ashtu, figuron një kredi në vlerë 166 mijë e 250 euro në emër të bashkëshortes, e marrë në maj 2021 për blerje banese dhe me afat kthimi deri në vitin 2046.
Sa i përket kursimeve, Hajrullahu ka deklaruar rreth 1,945 euro (të konvertuara nga funta) dhe 725 euro para të gatshme, ndërsa edhe mbi 1,500 funta të tjera nga qiraja janë të përbashkëta.
Në pronësi të bashkëshortes së tij, si të ardhura, kursime dhe të hyra nga qiraja, rektori ka deklaruar mbi 16 mijë euro në total, shumë kjo e përllogaritur pas konvertimit nga funta britanike në euro.
Të ardhurat nga qiraja për familjen arrijnë në mbi 23 mijë euro në vit (tw konvertuara nga funta), plus 4,800 euro shtesë, të gjitha në pronësi të bashkëshortes. Ajo gjithashtu ka përfituar pagë prej rreth 9 mijë eurosh nga Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.
Në aspektin e të ardhurave personale, paga vjetore e rektorit nga Universiteti i Prishtinës ka shënuar rritje, duke kaluar nga rreth 18,600 euro në vitin 2024 në mbi 23 mijë euro në vitin 2025. Ndërkohë, mëditjet për udhëtime zyrtare jashtë vendit janë rritur nga rreth 869 euro në mbi 2,100 euro.
Në deklarim figuron edhe një veturë e markës BMW, me vlerë rreth 7 mijë euro, e njëjtë si në vitin paraprak.
Arben Hajrullahu është zgjedhur në krye të Universitetit të Prishtinës më 7 gusht 2024.














