Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bastisjet në Prizren ku u sekuestrua ari, Prokuroria jep detaje: Kap vlerën mbi 450 mijë euro, u kontrolluan 6 lokale e 3 shtëpi

21/05/2026 - 10:47
në Kryesore, Lajme
A A
Këta janë dy zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit që u arrestuan (video)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore në Prizren,  është deklaruar rreth aksionit të zhvilluar të mërkurën ku u bastisën gjashtë biznese dhe tri shtëpi banimi, janë gjetur dhe sekuestruar ari e argjend i padeklaruar, si dhe një armë pa leje, duke bërë të ditur se operacioni është kryer në koordinim me Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, si dhe në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës.

Prokuroria thekson se kontrolle janë kryer në gjashtë lokale afariste në qytetin e Prizrenit, si dhe në tri shtëpi banimi, gjatë kontrolleve janë siguruar dëshmi materiale dhe është hasur sasi e konsiderueshme e arit dhe argjendit të padeklaruar, dhe është iniciuar rast ndaj katër personave për veprat penale “Shmangia nga tatimi”, dhe,  “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”.

‘’ Nga kontrollet e realizuara janë sekuestruar gjithsej: – 3.775,33 gram ari i padeklaruar, në vlerë të përafërt prej rreth 455.000 euro;  – 4.204,98 gram argjend i padeklaruar, në vlerë të përafërt prej rreth 8.900 euro’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Komunikata:

Sekuestrohen rreth 8 kg ari dhe argjend në Prizren, vlera mbi 460.000 euro

Prizren, 21 Maj 2026 –  Prokuroria Themelore në Prizren, në koordinim me Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, si dhe në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), ka zhvilluar veprime hetimore lidhur me dyshimet se disa biznese për shitjen e arit në qytetin e Prizrenit janë përfshirë në veprimtari të kundërligjshme, duke iu shmangur detyrimeve doganore dhe tatimore lidhur me tregtimin e arit dhe argjendit.

Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore që kanë nisur nga data 19.09.2025, me urdhër të prokurorit të çështjes, me datë 20.05.2026, janë realizuar kontrolle në gjashtë lokale afariste në qytetin e Prizrenit, si dhe në tri shtëpi banimi. Gjatë kontrolleve janë siguruar dëshmi materiale dhe është hasur sasi e konsiderueshme e arit dhe argjendit të padeklaruar, dhe është iniciuar rast ndaj katër personave për veprat penale “Shmangia nga tatimi” nga neni 307 dhe “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore” nga neni 312 të KPRK-së.

Nga kontrollet e realizuara janë sekuestruar gjithsej:

– 3.775,33 gram ari i padeklaruar, në vlerë të përafërt prej rreth 455.000 euro;

– 4.204,98 gram argjend i padeklaruar, në vlerë të përafërt prej rreth 8.900 euro.

Po ashtu, gjatë kontrolleve në dy lokacione të ndryshme janë gjetur dhe sekuestruar dy armë/pistoleta pa leje dhe është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me institucionet relevante të zbatimit të ligjit, mbetet e përkushtuar në ndjekjen e rasteve të shmangies nga tatimi, evazionit doganor dhe çdo forme tjetër të kriminalitetit ekonomik. Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.

JU REKOMANDOJMË

Me këtë çmim shitet nafta e benzina sot në Kosovë

Ulet çmimi i naftës
21/05/2026 - 10:29

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme. Sipas çmimeve të përcaktuara nga ministria, litri i naftës shitet me 1.64...

Më shumëDetails

Zhduken dy vajza të mitura në Fushë Kosovë

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
21/05/2026 - 10:21

Dy vajza të mitura janë raportuar të zhdukura gjatë ditës së mërkurë në Fushë-Kosovë. Sipas raportit 24-orësh të policisë, në rastin e parë babai ka raportuar rreth orës...

Më shumëDetails

Homazhe për 27-vjetorin e Masakrës së Dubravës në Burgun e Dubravës

Homazhe për 27-vjetorin e Masakrës së Dubravës në Burgun e Dubravës
21/05/2026 - 10:15

Të premtën e 22 majit në nderim të të vrarëve të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës së Dubravës gjatë 19-24 maj 1999, do të mbahen homazhe nga...

Më shumëDetails

Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare

Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare
21/05/2026 - 09:47

Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka njoftuar se këtë të diel do të udhëtojë për në Cyrih të Zvicrës. Atje, Osmani bën të ditur...

Më shumëDetails

Votimi përmes postës, KQZ publikon hapat që duhet ndjekur diaspora

Votimi përmes postës, KQZ publikon hapat që duhet ndjekur diaspora
21/05/2026 - 09:34

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se nga sot, 21 maj, ka filluar periudha e votimit përmes postës për qytetarët e Kosovës që janë regjistruar për të...

Më shumëDetails

Haradinaj: Jam për Ballkanin e Hapur, por me një kërkesë – Serbia të njohë Kosovën

Haradinaj nga Krusha e Madhe: Siguria është jetike, duhet ta mbajmë fort me Amerikën që të mos na përsëritet historia
21/05/2026 - 09:10

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur në emisionin “Oponencë” për politikat ekonomike dhe nismat rajonale, duke u ndalur si...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tenderi 3 milionësh në Mitrovicë: Dyshime për konflikt interesi mes fituesit dhe anëtarit të OShP-së që vendosi për ankesën e mikut

    Tenderi 3 milionësh në Mitrovicë: Dyshime për konflikt interesi mes fituesit dhe anëtarit të OShP-së që vendosi për ankesën e mikut

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Pasi u dënua nga gjykata reagon ashpër Milaim Zeka: Gjyqtarja Edita Çanta pa asnjë provë, pa asnjë argument dha një vendim kundër drejtësisë vetëm për t’i plotësuar orekset politike të Albin Kurtit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Hoxha: S’po je në gjendje me na i numëru tri projekte madhore – Me çfarë parametra je tu na e lypë votën?

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Osmani ndan detaje: Serbia e ka pas një plan për sulm më të madh ndaj Kosovës

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Albert Shabani i kërkon falje publike Lirim Mehmetajt: “Më fal për të gjitha ofendimet”

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë