Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka deklaruar në Tëvë 1 se Bashkimi Evropian nuk ka dhënë asnjë rekomandim për hartimin e projektligjit për Gjykatën Administrative.
Zyra e BE-së në Kosovë, e ka përgënjeshtruar Sallahun duke bërë të ditur se ata kanë dhënë rekomandime të detajuara përmes një Opinioni Ligjor të Konsoliduar (CLO), raporton Tëvë 1.
“BE-ja ka dhënë rekomandime të detajuara për projektligjin për Gjykatën Administrative përmes një Opinioni Ligjor të Konsoliduar (CLO) të dorëzuar si në Ministrinë e Drejtësisë në nëntor 2023 ashtu edhe në Kuvendin e Kosovës në maj 2024. CLO është shpërndarë brenda Kuvendit, duke përfshirë anëtarëve të Grupit të Punës përgjegjës për finalizimin e projektligjit”, thuhet në një përgjigje të zyrës së BE-së për Tëvë1.
BE ka kërkuar që ky projektligj të dërgohet në Komisionin e Venecias.













