Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

BE-ja i kundërpërgjigjet Besnik Bislimit: Zgjedhjet në veri të shpallen sa më shpejtë

27/07/2023 - 15:49
në Lajme
A A
BE-ja i kundërpërgjigjet Besnik Bislimit: Zgjedhjet në veri të shpallen sa më shpejtë

epa10568339 European flags in front of European Commission headquarters Berlaymont building in Brussels, Belgium, 11 April 2023. EPA-EFE/OLIVIER HOSLET

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova vazhdon të jetë e sanksionuar nga Bashkimi Evropian, për shkakun se nuk përfilli kërkesat e Bashkimit Evropian për shtensionim të situatës në veri të vendit, shkruan Front Online.

Për shumë javë, situata atje u paraqit e tensionuar, saqë pati edhe lëndime të ushtarëve të KFOR-it, gazetarëve e policisë.

Por, vetëm pas kësaj Qeveria e Kosovës ra dakord me Bashkimin Evropian në disa pika për shtensionimin në veri.

Dakordimi Kosovë-BE erdhi në një takim joformal të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në Bratislavë, shkruan Front Online.

Në këtë marrëveshje në njërën prej pikave përmendet edhe shpallja e zgjedhjeve në veri.

E, zgjedhjet janë bërë përsëri temë diskutimi.

Është pikërisht kryenegociatori i Kosovës në dialog, Besnik Bislimi i cili të hënën tha se zgjedhjet në veri duhet të shpallen atëherë kur Bashkimi Evropian largon sanksionet që ia ka vendosur Kosovës.

Deklaratën e Bislimit e ka mbështetur edhe vet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se nuk mund të shpallen zgjedhjet në atë pjesë pa u bërë deeskalimi i plotë.

Për këto kushtëzime për Front Online kanë folur nga zyra e Bashkimit Evropian.

Ata nuk kanë dashur të komentojnë deklaratat e zv. kryeministrit Bislimi.

“Ne nuk komentojmë komentet. Ne, megjithatë, shfrytëzojmë rastin të ritheksojmë se BE-ja pret që palët të zbatojnë kërkesat e BE-së siç përshkruhet në deklaratën e 27 shteteve të BE-së nga 3 qershori 2023”, thuhet në përgjigjen e BE-së, për Front Online.

Nga zyra e Bashkimit Evropian kanë thënë se zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen sa më shpejtë.

“Kjo përcakton qartë se zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen sa më shpejt të jetë e mundur dhe të organizohen në një mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse në të katër komunat e Kosovës me popullatë serbe në veri”, thuhet më tutje në përgjigjen e BE-së, për Front Online.

Nga Bashkimi Evropian presin që edhe serbët të marrin pjesë në procesin zgjedhor që do të zhvillohet, dhe jo njëjtë siç ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara.

“Serbët e Kosovës pritet të marrin pjesë në këto zgjedhje”, ka deklaruar nga BE-ja për Front Online.

Tensionet në veri u rritën në fund të majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë në veri, nën përcjelljen e policisë, hynë në ndërtesat komunale. Serbët në veri kanë protestuar duke kërkuar tërheqjen e kryetarëve dhe njësive speciale të Polici./Front Online/

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë