Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

BE-ja reagon para takimit: Kurti dhe Vuçiq do të mbahen përgjegjës për çfarëdo përshkallëzimi

14/08/2022 - 12:58
në Kryesore, Lajme
A A
Vendimi i Qeverisë për targat “RKS”, BE “shuplakë” Serbisë: Kosova ka të drejtë

European Council President Charles MICHEL, receives Thierry Breton, European Commissioner for Internal Market. Brussels the 12/01/2021. Le President du Conseil Europeen, Charles MICHEL, recoit Thierry Breton, Commissaire Europeen chargé du marché interieur. . Bruxelles le 12/01/2021.,Image: 590631817, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Profimedia

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bashkimi Evropian ka ftuar liderët politikë në Kosovë dhe Serbi që menjëherë t’i japin fund retorikës nxitëse dhe të veprojnë me përgjegjësi. BE-ja ka shprehur shqetësim për deklaratat në të cilat përmenden lufta dhe konflikti, dhe ka shtuar se “do t’i mbaj përgjegjës liderët politikë për çfarëdo përshkallëzimi të situatës në rajon”.

Kështu thuhet në deklaratën e 14 gushtit të BE-së, dërguar nga zëdhënësi, Peter Stano.

“Rritja e retorikës nxitëse kohëve të fundit nga ana e zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë, në veçanti deklaratat rreth luftës dhe konfliktit në Ballkanin Perëndimorë paraqesin shqetësim të madh. Politikanët e lartë nga të dyja palët do të mbahen përgjegjës për çfarëdo përshkallëzimi që mund të çojë deri tek ndonjë rritje të tensioneve dhe potencialisht në dhunë në rajon”, thuhet në këtë deklaratë.

Aty thuhet se të dyja palët duhet “menjëherë t’i japin fund armiqësive mes tyre dhe deklaratave nxitëse, si dhe të veprojnë me përgjegjësi”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se në komunat veriore të Kosovës, më 31 korrik, pati rrezik për përshkallëzim të situatës në konflikt të armatosur, “për shkak të frikës së injektuar nga Beogradi dhe për shkak të planeve të bëra në Rashkë dhe në Beograd”.

Presidenti i Serbisë, Akeksandar Vuçiq tha se ka informacione për plane se në veri të Kosovës po përgatitet “likuidimi i popullit tonë”, duke iu referuar popullsisë serbe që jeton në Kosovë.

Një ditë pas kësaj deklarate, kryeministri Kurti tha kur zyrtarët në Beograd, përfshirë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, flasin për dhunë dhe vrasje në Kosovë, ata flasin për vete, “flasin për imagjinatën e mendimet e tyre”.

BE-ja thotë se të gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve duhet të adresohen përmes dialogut.

“BE-ja pret që dy liderët të diskutojnë këto tema sfiduese në takimin e radhës të nivelit të lartë në kuadër të dialogut, të ftuar nga Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen në Bruksel me 18 gusht, raporton REL.

Bashkimi Evropian rikujton se arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese për normalizimin e plotë të raporteve kërkon një klimë e cila do t’i kontribuonte kthimit të besimit, pajtimit dhe raporteve të mira, “ku marrëveshjet e së kaluarës respektohen dhe implementohen në tërësi, dhe ku veprimet e deklaratat të cilat nuk janë në përputhje me interesat e përgjithshme dhe qëllimet strategjike të rajonit nuk kanë vend”.

BE-ja thotë se bashkë me EULEX-in në Kosovë, është në koordinim të afërt me KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë, në veçanti Shtetet Bashkuara të Amerikës.

Më 17 gusht, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të mbajë takime të ndara në Bruksel me kryeministrin kosovar, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Një ditë pas, më 18 gusht do të zhvillohet takimi i dy liderëve nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Ky takim ishte thirrur pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës.

Më 31 korrik, serbët lokalë vendosën barrikada në veri të Kosovës për të kundërshtuar dy vendimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me targat dhe dokumentet serbe.

Barrikadat u hoqën më 1 gusht dhe Qeveria e Kosovës u zotua se do të shtyjë për një muaj zbatimin e vendimit për pajisjen e shtetasve të Serbisë me dokument për hyrje-dalje, me të hyrë në territorin e Kosovës.

Prej atëherë liderët politikë kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella për tensionimin e situatës.

JU REKOMANDOJMË

Vuçiq zgjohet nervoz – na u kërkua ta përshendesim aksionin e Policisë së Kosovës në Banjskë
Lajme

Vuçiq zgjohet nervoz – na u kërkua ta përshendesim aksionin e Policisë së Kosovës në Banjskë

01/10/2023 - 11:03
Hovenier takohet me shtetasit e SHBA’së që jetojnë në Kosovë
Lajme

Hovenier takohet me shtetasit e SHBA’së që jetojnë në Kosovë

01/10/2023 - 11:01
Sot varrosen tre terroristët serbë që u vranë në Banjskë
Lajme

Sot varrosen tre terroristët serbë që u vranë në Banjskë

01/10/2023 - 10:53
16 mijë euro të shpenzuara nga Hajdari dhe zëvendësit e saj – më së shumti para u harxhuan në bileta e naftë dhe punëtori për turizëm
Lajme

16 mijë euro të shpenzuara nga Hajdari dhe zëvendësit e saj – më së shumti para u harxhuan në bileta e naftë dhe punëtori për turizëm

01/10/2023 - 10:34
Nesër mbahet takim i përbashkët i Kurtit me kryetarët e komunave, MAPL’në dhe ministritë tjera të linjës
Lajme

Nesër mbahet takim i përbashkët i Kurtit me kryetarët e komunave, MAPL’në dhe ministritë tjera të linjës

01/10/2023 - 10:29
Haradinaj kujton protestën studentore të 1997: Paralajmëruan dhe legjitimuan luftën për liri e pavarësi
Lajme

Haradinaj kujton protestën studentore të 1997: Paralajmëruan dhe legjitimuan luftën për liri e pavarësi

01/10/2023 - 10:18

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kulla: Nuk ka ndarje të Kosovës, harrojeni! Nis Lufta e III Botërore

    Kulla: Nuk ka ndarje të Kosovës, harrojeni! Nis Lufta e III Botërore

    272 Shpërndaje
    Shpërndaje 109 Tweet 68
  • Ish-shefi i shtabit të ushtrisë serbe: Qëllimi i Vuçiq telefonata me Blinken, për atë e çoi ushtrinë afër kufirit

    189 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 47
  • Kështu ka folur Oliver Ivanoviq për Milan Radoiçiqin disa muaj para se të vritej (Audio)

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • Kronika e RTK 2 për sulmin terrorist në Banjskë, Bordi suspendon drejtorin Zhelko Tvrdisiq

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • “Zbutet” Vuçiq: Ne nuk po dërgojmë ushtarë në Kosovë

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë