Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza ka njoftuar se ka mbetur edhe pak punë deri në përfundimin e renovimit të ambulancave në Vllahi dhe Zabërgjë.
Krahas kësaj, Hamza tha se shumë shpejt pritet të fillojë edhe renovimi në ambulancën në Shipol dhe në fshatin Rashan, raporton “Veriu.info”.
Postimi i plotë
Të dashur qytetarë,
Po e kthejmë në qendër të vëmendjes shëndetësinë publike në Mitrovicë.
Ka mbetur edhe pak punë deri në përfundimin e renovimit të ambulancave në Vllahi dhe Zabërgjë.
Shumë shpejt pritet të filloj edhe renovimi në ambulancën në Shipol dhe në fshatin Rashan. Punimet janë duke vazhduar edhe në ndërtimin e ambulancës së re në Koshtovë dhe së shpejti fillon ndërtimi i ambulancës në Stantërg.
Rritja substanciale e buxhetit për shëndetesinë, punësimi i të gjithë mjekëve të përgjithshëm të Mitrovicës, si dhe rritja e stafit të infermierëve, krijon të gjitha parakushtet që qytetarët të përfitojnë shërbime shëndetësore më kualitative dhe në kohë të duhur.
Me ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, me standardet më të avancuara të kohës, pa dyshim do të jenë investimet më të mëdha që kanë ndodhur ndonjëherë në qytetin e Mitrovicës, në shëndetësinë primare.
Ashtu siç kemi premtuar, bashkë për Mitrovicën!/Veriu.info













