Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, bashkë me nënkryetarin Arian Tahiri dhe drejtorin Gëzim Stavileci kanë bërë nënshkrimin e kontratave me studentët përfitues nga Mitrovica.
Hamza në publikimin e videos ka potencuar se nga 50 bursa sa ishin në vitin 2021 u rriten në 230 bursa, duke shënuar një rritje prej 360 përqind, shkruan Jepi zë
Kandidati për kryeministër ka shkruar se shkollimi i të rinjve është shpresa më e madhe e vendit.
Postimi i plotë:
Jam shumë i lumtur që studentët mitrovicas po i përkrahim dukshëm më shumë se në të kaluarën.
Nga 50 bursa sa ishin ndarë në vitin 2021, këtë vit kemi rritje 360 përqind. Sot ne po ndajmë 230 bursa për studentët tanë!
Shkollimi i të rinjve është shpresa më e madhe e vendit!
















