Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bedri Hamza thotë se VV nuk ishte e gatshme për zgjedhje: Sikur të kishte dashtë, kanë qenë të mjaftueshme votat

22/06/2024 - 10:04
në Kryesore, Lajme
A A
Kryetari Hamza uron besimtarët me rastin e festës së Fitër Bajramit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se partia në pushtet – Vetëvendosje nuk e kanë pasur seriozisht shkuarjen në zgjedhje. Ndërkaq, është gogja optimist se në zgjedhjet e ardhshme do të jetë kryeministër.

Hamza ka thënë se e gatshme për zgjedhje ka qenë veç partia e tij, ndërsa shpreh gatishmërinë për bashkëpunuar me të gjitha partitë në vend, përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ne kemi qenë të hapur gjithmonë jemi të hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë politike, me këto që janë në opozitë dhe me partinë në pushtet, për çështje të caktuara të cilat janë në interes të vendit në interes të Kosovës. I kemi dallimet tona politike, konceptualisht në aspektin programor jem më të afërt më disa parti në opozitë, ndërsa për shkuarjen në zgjedhje del se e vetmja Partia Demokratike e Kosovës e ka pasur seriozisht dhe ka qenë e gatshme. Ne kemi deklaruar që cilado prej mundësive juridike që vjen në shprehje, ne jemi të gatshëm që ta japim kontributin tonë, edhe përmes dorëheqjes së kryeministrit, gjë të cilën nuk është duke e bërë; edhe përmes mocionit të mosbesimit”, ka thënë Hamza.

Ai ka numëruar arsyet se përse vendi duhej të shkonte në zgjedhje sa më parë, në çfarëdo mënyre që kjo do të mundësohej.

“Partia Demokratike e Kosovës sigurisht që do t’i japë 18 votat e veta (për rrëzimin e Qeverisë). Kemi qenë të gatshëm që të bashkëpunojmë më të gjitha partitë që janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës për shpërndarjen e Kuvendit dhe shkuarjes së vendit në zgjedhje, për shkak të gjendjes ekonomike, mirëqenia e qytetarëve, ngritja e çmimeve, dobësimi i standardit, gjendja në arsim e shëndetësi”.

“Nuk është ajo e cila mundet me qenë dhe duhet me qenë dhe për këtë arsye do të thotë Partia Demokratike e Kosovës ka qenë e gatshme dhe e përgatitur me shku në zgjedhje, mirëpo del që partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje nuk ka dashur zgjedhje, për arsye se sikur të kishte dashtë zgjedhje kanë qenë të mjaftueshme votat e shumicës dhe votat e Partisë Demokratike që vendi të shkojë në zgjedhje. Por po del që ata po proklamojnë dhe thonë që kemi qenë të gatshëm e në fakt nuk kanë qenë të gatshëm dhe normalisht që dy partitë tjera që janë prezentë në Kuvendin e Kosovës nuk kanë treguar ndonjë vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje. Sidoqoftë jemi në muajt e fundit dhe prapë se prapë zgjedhjet do të vijnë”, ka thënë Hamza.

Hamza i cili aktualisht drejton Mitrovicën e Jugut, është optimist se do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës. Ka thënë se po punojnë fortë për të arritur këtë objektiv.

“Ne punojmë shumë që Partia Demokratike e Kosovës ta ketë kryeministrin dhe unë besoj që kryeministri i ardhshëm do të jetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, e siç dihet unë jam i propozuar zyrtarisht për kryeministër të Republikës së Kosovës. Ne do të punojmë që kryeministrin ta ketë Partia Demokratike”, ka thënë Hamza./EO

JU REKOMANDOJMË

Skandal në Slloveni, presidentja përballet me akuza për lidhjet me Rusinë

Skandal në Slloveni, presidentja përballet me akuza për lidhjet me Rusinë
23/08/2026 - 22:42

Një debat i fortë politik ka shpërthyer në Slloveni, ku presidentja Natasa Pirc Musar po përballet me pikëpyetje mbi lidhjet e rrethit të saj të afërt me persona...

Më shumëDetails

Trainkos-i i Rizvanollit vizitë zyrtare në Serbi për riparim vagonësh, marrin masa ndaj punëtorit që tregoi publikisht

Trainkos-i i Rizvanollit vizitë zyrtare në Serbi për riparim vagonësh, marrin masa ndaj punëtorit që tregoi publikisht
23/08/2026 - 22:17

Ndërmarrja Publike “Trainkos” me pronar Qeverinë e Kosovës del të ketë zhvilluar vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë për riparim vagonësh të trenit. Ngjarja u bë brum për...

Më shumëDetails

SHBA-ja paralajmëron kryeministrin kanadez pasi shpalli tarifat e reja ndaj Uashingtonit

SHBA-ja paralajmëron kryeministrin kanadez pasi shpalli tarifat e reja ndaj Uashingtonit
23/08/2026 - 21:57

Ministri i Transportit i SHBA-së, Sean Duffy, tha të hënën se Kanadaja nuk mund të përballojë një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara, pasojat e së cilës do...

Më shumëDetails

Janina Ymeri: Kurti u përfshi në politikë “nga inati, jo nga zelli për punë”

Janina Ymeri: Kurti u përfshi në politikë “nga inati, jo nga zelli për punë”
23/08/2026 - 21:33

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka kritikuar çmimet e energjisë elektrike në Kosovë, duke thënë se, në raport me të ardhurat, kosovarët janë ndër...

Më shumëDetails

Gjykata amerikane rrëzon pezullimin e vizave për 75 shtete – edhe Kosova ishte në listë

Gjykata amerikane rrëzon pezullimin e vizave për 75 shtete – edhe Kosova ishte në listë
23/08/2026 - 21:26

Një gjykatë federale në Nju Jork ka rrëzuar politikën e administratës së Donald Trumpit për pezullimin e shqyrtimit dhe lëshimit të vizave imigruese për qytetarët e 75 shteteve,...

Më shumëDetails

Vdekjet në vendin e punës, sindikalistët e KEK-ut nesër mbajnë mbledhje urgjente

Vdekjet në vendin e punës, sindikalistët e KEK-ut nesër mbajnë mbledhje urgjente
23/08/2026 - 21:06

Rastet e fundit të vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë vënë në lëvizje sindikalistët. Për shkak të situatës së krijuar, Sindikata...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • “Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këta janë shtetasit e Kosovës, të arrestuar për 80 kg drogë në Shqipëri

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Vdekja e Altin Kryeziut, familja del me njoftim rreth ceremonisë së varrimit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Publikohen çmimet e derivateve, ja sa kushton nafta, benzina dhe gazi

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë