Sot, në Klinë të Ulët është varrosur Faton Hajrizi, pasi që trupi i tij u kthye nga Serbia.
Në mesin e mijëra pjesëmarrësve në ceremoni mortore, ishte edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili thotë se Faton Hajrizi është shqiptari i parë qe shkon nga Kosova dhe vret policë serbë në territorin e Serbisë, transmeton VeriuInfo.
Postimi:
Në Klinë të Ulët sot në një organizim madhështor të ceremonisë së varrimit, së bashku me mijëra qytetarë i dhamë lamtumirën e fundit Faton Hajrizit.
Faton Hajrizi është shqiptari i parë qe shkon nga Kosova dhe vret policë serbë në territorin e Serbisë. Deri tek rasti i Faton Hajrizit, të gjithë policët, ushtarët dhe paramilitarët serbë janë vrarë në Kosovë!
Pusho në paqe Faton!
Ngushëllime familjes dhe miqve të Fatonit!













