Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bekim Jashari emocionon me urimin për fejesën e Hamzës së ri: Edhe në mes të betejës tre-ditore, kënga nuk pushoi kurrë

23/01/2026 - 18:17
në ShowBiz
A A
Bekim Jashari emocionon me urimin për fejesën e Hamzës së ri: Edhe në mes të betejës tre-ditore, kënga nuk pushoi kurrë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bekim Jashari ka përzgjedhur fjalët më emocionuese, për të uruar fejesën e djali ë tij, Hamzës.

Në një mesazh të ngarkuar me simbolikë historike dhe emocionale, Jashari thekson se kjo ngjarje shënon “triumfin e dytë të familjes”, pas sakrificës për mbrojtjen e pragut të shtëpisë dhe kushtrimit për liri, fiks 28 vjet më parë, shkruan IndeksOnline.

Ai rikujton fjalët e Hamëz Jasharit se kjo tokë “veç këmbën e shqiptarit e duron”, duke e lidhur gëzimin familjar me idealin e lirisë.

Bekimi ka postuar fotografi familjare nga kjo ditë e veçantë, përfshirë dhe ato të Hamzës dhe të fejuarës së tij, pranë varrezave të Jasharajve dhe shtëpisë muze të tyre.

Sipas tij, Hamëza, i cili mban me krenari emrin e gjyshit, u fejua me Enesën në Kosovën e lirë – një Kosovë e ndërtuar mbi themele të forta, të vendosura nga të rinjtë dëshmorë që sakrifikuan për lirinë e vendit.

“Gëzime të tilla na zgjojnë kujtimin e babës Shaban, Kryekomandantit Adem dhe Babushit, që betejën për liri e kthyen në dasmë përjetësie”, shprehet Jashari.

Ky është urimi i plotë i tij:

Në ditën që shënon triumfin e dytë të familjes sonë, pas ballafaqimit për ruajtjen e pragut të shtëpisë dhe dhënien e kushtrimit se armiku i ka ditët e numëruara në këtë tokë që, siç thoshte babushi, “veç këmbën e shqiptarit e duron” , familja jonë po rritet dhe po begatohet çdo ditë.

Hamëza, që mban me krenari emrin e babushit, u fejua me Enesa Imeri, në Kosovën e lirë, këtë Kosovë që u ndërtua mbi themele të forta, themele që u hodhën para së gjithash nga të rinjtë dëshmorë të cilët sakrifica për liri i bëri të pavdekshëm.

Gëzime të tilla në familjen tonë na zgjojnë kujtimin e babës Shaban, Kryekomandantit Ademit dhe Babushit, që betejën për liri e kthyen në dasmë përjetësie. Edhe në mes të betejës tre-ditore, kënga nuk pushoi kurrë.

Hamëz dhe Enesa, urime fejesa

Ju urojmë jetë të gjatë, të mbushur me dashuri, lumturi dhe harmoni!

JU REKOMANDOJMË

Çfarë po ndodh me Elijonën? Fansat mbeten të habitur nga veprimi i fundit

Pse hoqi dorë nga dasma e Kushtrimit dhe Aurorës? Elijona tregon çfarë ndodhi
09/11/2026 - 13:01

Një zhvillim i papritur nga Elijona Binakaj. Ish-banorja ka mbyllur llogarinë e saj në Instagram, duke ngjallur kureshtje dhe reagime te ndjekësit. Pas gjithë vëmendjes që ka marrë...

Më shumëDetails

Përplasja mes Jonës dhe Doresës merr një tjetër kthesë, publikohen screenshot-e të vjetra me akuza të forta

Përplasja mes Jonës dhe Doresës merr një tjetër kthesë, publikohen screenshot-e të vjetra me akuza të forta
09/11/2026 - 12:18

Përplasja mes Jona Krasniqit, banores së “Big Brother VIP Kosova 5” dhe influencueses Doresa duket se është larg përfundimit. Pas akuzave të ndërsjella për bullizim dhe ballafaqimit të...

Më shumëDetails

Edona Llalloshi tërheq vëmendjen me paraqitjen elegante, shfaqet me një stil që bie në sy

Edona Llalloshi tërheq vëmendjen me paraqitjen elegante, shfaqet me një stil që bie në sy
09/11/2026 - 09:04

Këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Llalloshi, ka ndarë me ndjekësit një fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqet me një pamje tejet elegante. E veshur me një fustan ngjyrë...

Më shumëDetails

Kiara Tito habit me deklaratën për familjen dhe karrierën: “Kam arritur t’i bëj të dyja”

Kiara Tito habit me deklaratën për familjen dhe karrierën: “Kam arritur t’i bëj të dyja”
08/11/2026 - 17:28

Kiara Tito ka ndarë një mesazh domethënës në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur një pyetjeje rreth zgjedhjes mes krijimit të familjes dhe ndërtimit të karrierës. E pyetur nëse...

Më shumëDetails

‘Guxon’ Santiana, poston foto pa ‘FaceApp’

‘Guxon’ Santiana, poston foto pa ‘FaceApp’
08/11/2026 - 16:44

Ish-banorja e “BBVK”, Santiana ka publikuar një fotografi të re në InstaStory, ku shfaqet e veshur me një fustan elegant ngjyrë të bardhë, teksa pozon para pasqyrës në...

Më shumëDetails

Tensione të forta në BBVK, Akili ofendon rëndë Sharrin

Tensione të forta në BBVK, Akili ofendon rëndë Sharrin
08/11/2026 - 15:43

Një moment tensioni është zhvilluar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku Akili ka drejtuar fjalë fyese ndaj Sharrit, duke i thënë: “I paftyrë, i pa burrë”.

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje të reja nga garat ilegale në Prishtinë, dyshohet se BMW-ja e goditi qëllimshëm veturën “Seat” (Video)

    Pamje të reja nga garat ilegale në Prishtinë, dyshohet se BMW-ja e goditi qëllimshëm veturën “Seat” (Video)

    182 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • Përgjimet ekskluzive nga dosja e fajdesë 550 mijë euroshe në Prizren, në rast u përfshi edhe nëna e viktimës: Sa vjet duhet me punu me t’i kthy ato pare?

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Kush është Selman Ajvazi dhe çfarë roli ka në parapolitikën e Faton Pecit, ndërsa vëllai i tij përfitoi kontratë 54 mijë euroshe dhe u bë diplomat?

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Publikohen rezultatet, këta janë prokurorët e rinj që kaluan testin kualifikues

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Përplasja mes Jonës dhe Doresës merr një tjetër kthesë, publikohen screenshot-e të vjetra me akuza të forta

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë