Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bekim Sejdiu: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara

06/10/2026 - 16:28
në Kryesore, Lajme
A A
Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për President: Shpresoj partitë ta gjejnë një rrugëdalje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pavarësisht se në konferencën e sotme Albin Kurti përdori sërish emrin e profesor Bekim Sejdiut duke i kërkuar marrëveshje PDK-së e Bedri Hamzës për Sejdiun president, ky i fundit ka konfirmuar ekskluzivisht për Gazetën Infokus se nuk është më pjesë e garës për këtë post.

Profesor Sejdiu ka bërë të ditur se për vendimin e tij i ka njoftuar sërish krerët e LDK-së, por edhe vetë kryeministrin Albin Kurti, duke ua bërë të qartë se është tërhequr nga procesi për zgjedhjen e presidentit.

Unë i kam njoftuar, kam qenë në komunikim me krerët e LDK-së edhe i kam njoftuar së fundi edhe krerët e LDK-së edhe kryeministrin Kurti që unë nuk jam pjesë e këtij procesi për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Unë kam hy me idenë kur kam hy në fillim të shtatorit, me motivin e vetëm që me dal prej një ngërçi, por nuk u realizua sepse nuk u bënë votat edhe rrjedhimisht unë kam bërë një herë tërheqje publike edhe tash normalisht emrin me ma përmend s’mundem me ia ndalu askujt. Edhe e di që e bëjnë me qëllimin më të mirë të mundshëm, e di që kanë besim në mua, por unë i kam informuar që unë jam i tërhequr nga kjo garë”, ka deklaruar Sejdiu për Infokusin.

Ai ka treguar se në proces kishte hyrë në një kombinim politik ku LDK-ja do të ishte propozuese, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje mbështetëse, duke shtuar se komunikimet kryesore i kishte zhvilluar me drejtuesit e LDK-së.

“Unë ju kam thënë që jam i tërhequr, unë nuk jam i informuar. Unë kur kam hyrë me LDK-në si propozuese, VV-në si mbështetëse, me qat konspiracion kam hyrë dhe kryesisht i kam bërë komunikimet me drejtues të LDK-së që më kanë propozu e më kanë thirr mua me hy në këtë proces. E çmoj shumë edhe besimin e kryeministrit Kurti, por unë i kam njoftuar se jam tërhequr nga gara, ju kam treguar se nuk jam pjesë e garës”, ka thënë ai.

Sejdiu ka treguar për Infokusin se është i gatshëm t’ua dërgojë drejtuesve të LDK-së edhe mesazhin përmes të cilit i kishte njoftuar për qëndrimin e tij. Ai ka theksuar se nuk e konsideron të denjë që dikush të zgjidhet president vetëm për të shmangur zgjedhjet dhe se posti duhet t’i takojë dikujt që e meriton.

“Nëse dojnë këta të LDK-së, mundem me ua dërgu edhe mesazhin që ua kam dërguar dhe unë ju kam thënë kështu: më së pari nuk konsideroj që është e denjë me u zgjedh president dikush që zgjedhet vetëm me i shmang zgjedhjet, president duhet të zgjedhet dikush që e meriton atë pozitë. Dhe dmth as me ndërlidhjen me tema të tjera që janë të rëndësishme për këtë vend. E dyta, unë kam hyrë në një kombinim politik LDK-VV dhe e kisha mirëprit përkrahjen e të gjithëve. Partitë politike në përgjithësi kanë pasë fjalë të mira për mua si kandidat dhe e çmoj edhe faktin se edhe një pjesë e gazetarëve dhe opinionit publik kanë pasur vlerësim pozitiv për mua. Mirëpo, meqë unë nuk i kam pasur votat, unë jam tërheq nga kjo garë. Për më tepër, në këtë proces me kaq shumë drama, unë nuk kam qenë në Kosovë fare këto ditë. E çmoj shumë besimin dhe vlerësimin nga të gjithë, por unë nuk jam më pjesë e këtij procesi”, ka deklaruar Bekim Sejdiu ekskluzivisht për Gazetën Infokus.

Deklarimi i Sejdiut vjen pasi emri i tij është rikthyer në diskutimet për zgjedhjen e presidentit, ndërsa ai këmbëngul se LDK-ja dhe kryeministri Kurti janë njoftuar drejtpërdrejt prej tij se është tërhequr nga gara dhe nuk është më pjesë e procesit.

Kurti emrin e Sejdiut e përmendi edhe sot në konferencë në ditën e fundit kur kanë mbëtur edhe pak orë në përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit./Gazeta Infokus

JU REKOMANDOJMË

Albin Kurti e poshtëron në konferencë Lumir Abdixhikun: Erdhi me folë në emër të 18 deputetëve, tash i ka veç 12

Albin Kurti e poshtëron në konferencë Lumir Abdixhikun: Erdhi me folë në emër të 18 deputetëve, tash i ka veç 12
06/10/2026 - 16:23

Kryeministri Albin Kurti tha se nuk ka komunikuar se kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku pasi marrëveshja e arritur me të që Bekim Sejdiu të jetë kandidat i përbashkët...

Më shumëDetails

Kurti: Çështja në Hagë do kohë dhe shumë nerva, s’bëjmë mrekulli nëse votojmë projektligj

Kurti: Ofertë shtesë – PDK t’i sigurojë gjysmën e votave të veta për Bekim Sejdiun President, e votojmë ligjin për Specialen paraprakisht
06/10/2026 - 16:12

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar pas zhvillimeve të tensionuara të së hënës, kur protestat para Kuvendit u përshkallëzuan. Ai tha se vëmendja duhet të jetë tek...

Më shumëDetails

“Dezertor i luftës … ku mi besu Kurtit kur e dimë çfarë mashtruesi e rrenci është”, Gucati i OVL UÇK i ashpër për ‘ofertën’ e Albin Kurtit

“Dezertor i luftës … ku mi besu Kurtit kur e dimë çfarë mashtruesi e rrenci është”, Gucati i OVL UÇK i ashpër për ‘ofertën’ e Albin Kurtit
06/10/2026 - 16:10

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka komentuar ofertën e kryeministrit Albin Kurti për kalimin e ligjit për Dhomat e Specializuara duke kërkuar...

Më shumëDetails

Kurti zotohet publikisht: Votoni presidentin sonte, nesër në mëngjes e votojmë Ligjin për UÇK-në

Kurti zotohet publikisht: Votoni presidentin sonte, nesër në mëngjes e votojmë Ligjin për UÇK-në
06/10/2026 - 15:52

Kryeministri Albin Kurti ka premtuar publikisht se do ta votojë në lexim të dytë Ligjin për UÇK-në të enjten paradite. Ai ka kërkuar nga PDK-ja që sonte ta...

Më shumëDetails

Kurti: Ofertë shtesë – PDK t’i sigurojë gjysmën e votave të veta për Bekim Sejdiun President, e votojmë ligjin për Specialen paraprakisht

Kurti: Ofertë shtesë – PDK t’i sigurojë gjysmën e votave të veta për Bekim Sejdiun President, e votojmë ligjin për Specialen paraprakisht
06/10/2026 - 15:49

Kryeministri Albin Kurti e bëri një “ofertë shtesë” për Partinë Demokratike të Kosovës në një konferencë për media në Qeveri. Kurti e ktheu emrin e Bekim Sejdiut për...

Më shumëDetails

Hamza flet për takimin me Abdixhikun: Ia kërkova përkrahjen, s’morën pjesë në votim, UÇK ka në secilën parti

Hamza flet për takimin me Abdixhikun: Ia kërkova përkrahjen, s’morën pjesë në votim, UÇK ka në secilën parti
06/10/2026 - 15:31

Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, ka folur edhe për takimin që ka zhvilluar me kreun e LDK’së, Lumir Abdixhiku. I pyetur nga gazetarët për përmbajtjen e këtij takimi,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    1014 Shpërndaje
    Shpërndaje 406 Tweet 254
  • Pamje ekskluzive: Sheshi i mbuluar me gjakë nga plagët e nipit të Hashim Thaçit, u rrah brutalisht nga policia – doktor Donjet Bislimi i dha ndihmë në vendngjarje

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Vazhdojnë dorëheqjet në LDK pasi kjo parti nuk mbështeti ndryshimet ligore për Gjykatën Speciale

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • 200 video intime? Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat,- kush është ish ‘ministri’ me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop?

    185 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • LAJMI I FUNDIT: Përfundon takimi Kurti – Hamza

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë