Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz ani se ka shërbyer në Kosovë tash e katër vite, votën e saj e hodhi jashtë vendit.
Gërvalla-Schwarz votoi në Konsullatën e Kosovës në Dusseldorf.
Kryediplomatja e cila bëri një rrugë të gjatë vetëm për të votuar, nuk është as në top treshen e më të votuarve atje.
Në fakt, shihet se bashkëkryetari i saj në partinë Guxo, Faton Peci, ka marrë më shumë vota se Gërvalla. Kjo e fundit, ka marrë 601 vota, ndërsa Peci 614.
Për më shumë detaje, klikoni në këtë LINK.
Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Vetëvendosje ka dalë e para më 342 mijë e 281 vota, apo 40.80 për qind.
Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 184 mijë e 811 vota apo 22.03 për qind. LDK ka dalë e treta më 147 mijë e 888 vota ose 17.63 për qind.
Koalicioni AAK-Nisma ka dalë e katërta në këto zgjedhje me 62 mijë vota.