Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Beteja ligjore për shpifje dhe fyerje, përfaqësuesi i Ferit Idrizit: “Xhafer Tahiri ka pranuar në pune 141 persona pa procedura, duke dëmtuar buxhetin e komunës në vlerë prej 150 mije euro”

07/10/2023 - 15:44
në Kryesore, Lajme
A A
Beteja ligjore për shpifje dhe fyerje, përfaqësuesi i Ferit Idrizit: “Xhafer Tahiri ka pranuar në pune 141 persona pa procedura, duke dëmtuar buxhetin e komunës në vlerë prej 150 mije euro”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në fushatën parazgjedhore për zgjedhjet lokale te vitit 2021, ishin zhvilluar debate të ashpra mes dy kandidatëve për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahirit të LDK-së dhe Ferit Idrizit të PDK-së, ku ky i fundit arriti t’i fitoj zgjedhjet.

Pas zgjedhjeve lokale ish kryetari Xhafer kishte paditur për shpifje dhe fyerje kryetarin e Vushtrrisë, Ferit Idrizin, duke i kërkuar 931 mijë euro dëmshpërblim.

Sipas padisë së Xhafer Tahiri, kryetari i tanishëm “shpifjet” dhe “fyerjes” i ka bërë me qëllim të përfitimit të votive për vete dhe në dëm të tij.

Në seancën gjyqësore që u mbajt dje, procesverbalin e së cilës e ka siguruar Veriu.info, është shikuar prova e cila i ishte bashkangjitur padisë nga ana e paditësit, Xhafer Tahiri.

“Po ashtu këtë dosje i padituri e ka përdorur për të shpifur dhe për të përhapur të pavërteta lidhur me personalitetin tim edhe në debate televizive, sidomos në ‘Klan Kosova’ dhe fakte të tjera që janë të prezantuara, me qëllim që të përfitojë vota për vete dhe të dëmtojë reputacionin tim dhe figurën time” – tha Tahiri.

Por me administrimin e kësaj prove nuk është pajtuar avokati i Ferit Idrizit, Ekrem Salihu, duke e kundërshtuar administrimin e saj, pasi që sipas tij, prova ishte paraqitur në shqyrtim gjyqësor e jo në seancë përgatitore ashtu siç e parasheh ligji.

“I kam katër kallëzime penale që janë parashtruar pranë Prokurorisë Speciale kundër paditësit {Xhafer Tahiri} që janë deponuar pranë Prokurorisë Speciale të Kosovës të inicuara nga kryetari i Komunës (Ferit Idrizi) që janë të datës 31 korrik 2023, 31 korrik 2023, 25.11.2022 dhe  25.11.2022”- u deklarua Salihu.

Në fjalën përfundimtare të palëvve, Ekrem Salihu, përfaqësues i të paditur Ferit Idrizi, ka thënë se mbetet të tërësi pranë përgjigjes në padi dhe gjitha deklarimeve të deritanishme, duke shtuar se: “siç kemi deklaruar në përgjigje në padi dhe në seancat dëgjimore, ku u vertetua se padia e paditësit (v.j.: Xhafer Tahiri) është e paqëndrueshme dhe pa bazuar edhe nga vetë dëgjimi dhe vështrimi i CD famoze të dorëzuar nga paditësi, fare kjartë shihet se i padituri (v.j.: Ferit Idrizi) nuk ka kryer as shpifje e as fyerje”.

Tutje Ekrem Salihu, përfaqësues i të paditurit i ka përkujtuar paditësit Xhafer Tahiri se: “raporti i Zyres Kombëtare të Auditimit për vitin 2021 ka qenë raport i kualifikuar më shumë shkelje të mëdha ligjore dhe keqpërdorime të detyrës zyrtare, nga paditësi dhe vartësit e tij, e shkëpus vetëm një fragment të këtij raporti, çështja A4, faqe 9 dhe 10 ku konstatohet se paditësi ka pranuar në marrëdhënie pune 141 persona pa procedura, respektivisht me shkelje të ligjit për prokurim publik dhe konstatojnë se në rastin konkret buxheti i komunës me veprime anti ligjore të paditësit është dëmtuar në vlerë prej 150 mije euro dhe shumë shkelje tjera të cilat i konstatuar ZKA e dëmi mund të arrijë mbi 1 milionë euro që i është shkaktuar komunës së Vushtrrisë. Po ashtu shtojë se i gjithë dokumentacioni i përmendur gjendet në Prokurorinë Speciale të Kosvëës, për çka janë duke u zhvilluar hetime. Po ashtu shtoj se një ish vartësi të tij, ish drejtor në qeverisjen komunale gjatë qeverisjes të oaditësit i është ngritur aktakuzë pranë Prokurorisë Themelore në Mitrovicë”, ka thënë Ekrem Salihu, përfaqësues i të paditurit Ferit Idrizi, thuhet ndër të tjera në procesverbalin e seancës gjyqësore të siguruar nga Veriu.info.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë