Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Biberaj: Kurti s’punoi për mbrojtjen e raportit me SHBA, tjetërsoi disa nga përkrahësit më të flaktë amerikanë të Kosovës

20/02/2025 - 12:17
në Lajme
A A
A do të futet Kosova në pasiguri paszgjedhore? Dy parti opozitare e refuzuan koalicionin me VV-në e Kurtit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veterani i gazetarisë, Elez Biberaj, që ka punuar për vite të tëra në “Zërin e Amerikës”, ka shpërndarë në profilin e tij fjalimin që ka mbajtur më 18 shkurt, në një konferencë ku është diskutuar për raportet në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që Biberaj thotë se kanë kaluar nga një raport i veçantë në të komplikuar.

Në një pjesë të fjalimit të tij, Biberaj i ka kushtuar vëmendje të veçantë veprimeve dhe qasjes së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Veterani i gazetarisë ka thënë se ndonëse Kurtit i rastisi mandati i parë si kryeministër paralelisht me atë të Joe Biden si president i SHBA-së, nuk përfitoi, por arriti të tjetërsojë edhe disa nga mbështetësit më të flaktë amerikanë të Kosovës.

“Për ironi të fatit, mandati i Kurtit përkoi me atë të Joe Bidenit. Presidenti Biden ishte njohës i mirë i çështjeve shqiptaro-serbe dhe, si senator dhe zëvendëspresident, ishte një nga mbështetësit më të fortë të Kosovës. Anëtarët e lartë të administratës së tij kishin luajtur role të rëndësishme gjatë luftës së vitit 1999 dhe konsideroheshin miq të Kosovës. Në vend që të përfitonte nga këto marrëdhënie personale dhe qasja në shumicën e politikëbërësve të lartë, Kurti arriti të tjetërsojë disa nga mbështetësit më të flaktë amerikanë të Kosovës”, ka shkruar Bibera, raporton Express.

Tutje ai thotë se Kurti s’ka bërë serioze për të mbrojtur dhe ndërtuar raportin më të rëndësishëm të Kosovës, atë me Shtetet e Bashkuar atë Amerikës dhe ka vazhduar të mbajë iluzionin se marrëdhënia me SHBA-në ishte e paprekur.

“Kurti nuk bëri përpjekje serioze për të mbrojtur dhe ndërtuar marrëdhënien më të rëndësishme të Kosovës. Ai i nënvlerësoi masat ndëshkuese të vendosura ndaj vendit të tij dhe mbajti iluzionin se marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara ishte e paprekur. Ai gjithashtu nuk ndërmorri ndonjë përpjekjet të dukshme në rrafshin e diplomacisë publike për të shpjeguar qëndrimin e qeverisë së tij apo për të ofruar një alternativë të besueshme që mund të kishte qenë e pranueshme për Uashingtonin. Ndërsa përpjekjet e diplomacisë publike në vetëvete nuk mund të kishin siguruar zgjidhje të favorshme për Prishtinën, ato mund të kishin kontribuar në zgjerimin e marrëdhënieve dhe një kuptim më të mirë të faktorëvenë të cilët mbështetën politikat e Kosovës”, ka potencuar gazetari shqiptar.

Kjo qasje e Kurtit, Biberaj thotë se është në kontrat me qasjen e ndjekur në të kaluarën nga drejtuesit e Kosovës, duke nisur nga Ibrahim Rugova në vitin 1990.

“Kjo ishte në kontrast me qasjen e ndjekur në të kaluarën nga udhëheqësit e Kosovës. Në vitet 1990, Ibrahim Rugova u angazhua në një fushatë të gjerë publike në Shtetet e Bashkuara, duke shpjeguar qëndrimet e Kosovës dhe duke bërë përpjekje për të siguruar mbështetje dhe për të forcuar lidhjet. Ai arriti të ndërtojë marrëdhënie të vlefshme dhe të siguroi mbeshtetje për pozitën e Kosovës. Presidenti Rugova gjithashtu angazhoi bashkësinë e vogël, por me ndikim, shqiptaro-amerikane, e cila luajti një rol të madh në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut dhe sigurimin e mbështetjes amerikane. Shqiptaro-amerikanët përdorën një shumëllojshmëri taktikash dhe mediash për të ndikuar tek zyrtarët kryesorë të politikës amerikane – në Shtëpinë e Bardhë, Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe Departamentin e Shtetit. Aktivistët e komunitetit siguruan gjithashtu mbështetje të rëndësishme në Kongres. Ligjvënësit e fuqishëm, si Përfaqësuesi Tom Lantos, Senatori Dennis DeConcini, Senatori Bob Dole, Senatori Joe Biden, Përfaqësuesi Eliott Engel, dhe të tjerë, u bënë mbështetës të fortë të Kosovës. Pas çlirimit, Rugova dhe udhëheqësit e tjerë kosovarë vazhduan në mënyrë krijuese angazhimet për të shtrirë mbeshtetjen e Kosovës në arenën politike dhe mediale amerikane”, shton tutje Biberaj./Express

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë