Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

​Bislimi flet për marrëveshjen Serbi-Rusi: Diplomacia jonë merret me konkurse dhe pozita personale

24/09/2022 - 13:51
në Lajme
A A
​Bislimi flet për marrëveshjen Serbi-Rusi: Diplomacia jonë merret me konkurse dhe pozita personale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bislimi flet për marrëveshjen Serbi-Rusi: Diplomacia jonë merret me konkurse dhe pozita personale
Ish-deputeti i LDK-së, njëherësh anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane Faton Bislimi duke komentuar marrëveshjen e nënshkruar dje në mes Serbisë dhe Rusisë mbi koordinimin e politikës së tyre të jashtme, ka thënë se BE duhet ta kuptojë se politika e saj e përkëdheljes ndaj Serbisë veçsa e ka rritur apetitin anti-evropian dhe anti-perëndimor të Serbisë.

Sipas Bislimit, në këto rrethana, diplomacia jonë dhe i gjithë aparati shtetëror (pozitë e opozitë) do duhej vënë në lëvizje për të goditur Serbinë diplomatikisht e politikisht në katër anët e botës.

“Nëse deri sot kemi qenë të përgjumur, të paktën sot e tutje duhet të jemi në kembë 24 orë në ditë e 7 ditë në javë. Sot e çdo ditë tutje, do duhej të vlonin shkrimet nëpër gazetat me renome botërore për ‘Rusinë e Vogël’ të Ballkanit; do duhej të ishin të panumërta takimet e njerëzve tanë nëpër kryeqendrat e vendeve mike e atyre që ende s’na kanë njohur për t’a shpërfaqë fytyrën e vërtetë të Serbisë. Diplomacia jonë ende merret me shpallje, anulime, e rishpallje të konkurseve se ma në zor janë me u rehatu me pozita sesa me u marrë me interesin kombëtar të vendit. Të tjerët të thirrur për politikë të jashtme po mjaftohen me foto protokolare qofshin ato edhe gjatë funeraleve”, ka shkruar ai.

Komenti i plotë i Faton Bislimit:

Para dy dite, Presidenti Biden e quajti Rusinë ‘kërcënim për botën,” në fjalimin e tij në OKB. Dje, Serbia e Rusia, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së kanë nënshkruar marrëveshje bilaterale mbi koordinimin e politikës së tyre të jashtme. Nuk e di edhe çka më shumë duhet të bëjë Serbia që BE-ja ta kuptojë se politika e saj e përkëdheljes ndaj Serbisë veçsa e ka rritur apetitin anti-evropian, anti-perëndimor të Serbisë! Kjo çasje duhet ndaluar menjëherë!

Me 3 mars kisha bërë një shkrim autorial në anglishte të botuar në media ndërkombëtare në të cilin kisha elaboruar pse Serbia është ‘Rusia e Vogël’ e Ballkanit dhe pse ajo s’duhet të ketë vend në familjen evropiane. Ky shkrim ishte përzgjedhë si ‘artikull i preferuar për lexim’ për Anëtarët e Parlamentit Britanik nga shërbimi për punë të jashtme i këtij parlamenti. I njejti shkrim ishte dërguar edhe tek shumë senatorë e kongresistë amerikanë.

Me 4 prill, po me këtë mesazh, i dërgova një letër Josep Borell-it, Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, nga i cili kërkoja që Serbisë menjëherë t’i hiqej statusi i ‘vendit kandidat’ për anëtarësim në BE!

Dhe, sot, kur e gjithë bota — demokratike dhe liridashëse — e denoncon Rusinë për krime lufte në Ukrainë, Selakoviqi i Serbisë, të përkëdhelurës së Evropës, nënshkruan marrëveshje bilaterale diplomatike me Lavrovin e Rusisë.

Në këto rrethana, diplomacia jonë dhe i gjithë aparati shtetëror (pozitë e opozitë) do duhej vënë në lëvizje për të goditur Serbinë diplomatikisht e politikisht në katër anët e botës. Nëse deri sot kemi qenë të përgjumur, të paktën sot e tutje duhet të jemi në kembë 24 orë në ditë e 7 ditë në javë. Sot e çdo ditë tutje, do duhej të vlonin shkrimet nëpër gazetat me renome botërore për ‘Rusinë e Vogël’ të Ballkanit; do duhej të ishin të panumërta takimet e njerëzve tanë nëpër kryeqendrat e vendeve mike e atyre që ende s’na kanë njohur për t’a shpërfaqë fytyrën e vërtetë të Serbisë!

Diplomacia jonë ende merret me shpallje, anulime, e rishpallje të konkurseve se ma në zor janë me u rehatu me pozita sesa me u marrë me interesin kombëtar të vendit. Të tjerët të thirrur për politikë të jashtme po mjaftohen me foto protokolare qofshin ato edhe gjatë funeraleve!

Boll mo! Nuk është Kosova projekt për eksperimente ideologjike e as për bajraktarizëm të egove. Nuk është e asnjë partije e as qeverije; Kosova është e popullit të saj! Aman, kthejani besimin që ky popull ua ka dhënë me punë e përkushtim e jo me tifozllëk shterp populist e partiak, sidomos në diplomaci!

Gabojmë shumë nëse mendojmë se e gjithë bota e njeh mirë e drejtë çështjen tonë! Gabojmë shumë nëse mendojmë se miqët tanë pos përkrahjes së parezervë, na i kryejnë edhe obligimet tona bazike! Ne duhet pervjelë mangët — bashkërisht për vendin e shtetin tonë. Një e kemi, vetëm një Kosovë, tonën, të të gjithëve!

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë