Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bislimi pas takimit trepalësh: Pala serbe ishte e interesuar vetëm për Asociacionin

02/07/2024 - 22:11
në Kryesore, Lajme
A A
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pala serbe ishte e interesuar të bisedojë vetëm për zbatimin e një pjese të Marrëveshjes Bazë, themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, gjatë bisedimeve në Bruksel, tha të martën vonë kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë, Besnik Bislimi.

Ai dhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, u takuan të martën me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak.

“Pika e vetme e agjendës në të cilën ne duhej të shënonin përparim ishte diskutimi i finalizimit të planit të sekuencimit. Megjithatë nga pala serbe u bë e qartë prej fillimit se ata duan të zbatojnë vetëm pjesë të Marrëveshjes Bazë, që janë në harmoni me vijat e tyre të kuqe. Ne nuk i kemi parë kurrë ato vija të kuqe. Petkoviq nuk ishte i interesuar as të bisedojë për planin e sekuencimit”, tha Bislimi për gazetarë pas takimit.Paraprakisht, Lajçaku zhvilloi takime të ndara dypalëshe me Petkoviqin dhe Bislimin.

Takimi trepalësh filloi me vonesë, pasi bisedimet dypalëshe ndërmjet palës evropiane dhe asaj serbe zgjatën mbi dy orë, dyfish më gjatë sesa ishte planifikuar.

Më herët, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, paralajmëroi se në krye të agjendës së diskutimeve do të jetë zbatimi urgjent i Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve.

Marrëveshja u arrit vitin e kaluar, por nuk u zbatua.Ajo, mes tjerash, i kërkon Kosovës t’i ofrojë një nivel vetëmenaxhimi komunitetit serb, ndërsa Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Për zbatimin e saj, javën e kaluar në Bruksel u thirrën edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.Por, Kurti nxori disa kërkesa për vazhdimin e dialogut – përfshirë nënshkrimin e marrëveshjes dhe dorëzimin e Millan Radoiçiqit – që Vuçiq nuk i pranoi.

Radoiçiq mori përgjegjësinë për organizimin e një sulmi të armatosur në Kosovë – shtatorin e kaluar – ku mbeti i vrarë një polic.

Ai besohet se është i lirë në Serbi.

Pritjet që Bislimi dhe Petkoviq të dakordohen për ndonjë gjë, nuk janë të mëdha.

Disa runde bisedimesh mes tyre për ndalimin e dinarit serb në Kosovë, përfunduan në maj pa ndonjë marrëveshje.

Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është kusht për të dyja që të avancojnë në rrugën e integrimit evropian./REL

JU REKOMANDOJMË

Parashikimi i motit për të dielën, temperaturat deri në 34 gradë

Parashikimi i motit për të dielën, temperaturat deri në 34 gradë
22/08/2026 - 23:02

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për ditën e diel. IHMK njofton se ditën e nesërme pritet që temperaturat minimale të jenë mes 11 dhe...

Më shumëDetails

Tasholli: Në shtatë zonat ku ka qenë UÇK-ja, do të jenë vizitat e lirisë

Tasholli: Në shtatë zonat ku ka qenë UÇK-ja, do të jenë vizitat e lirisë
22/08/2026 - 22:42

Platforma qytetare “Liria ka Emër”, më 12 shtator në Prishtinë organizon Marshin për Liri nën moton “Kosova po pret”. Ky marsh do të mbahet katër ditë para se...

Më shumëDetails

Këta janë shtetasit e Kosovës, të arrestuar për 80 kg drogë në Shqipëri

Publikohen pamjet nga operacioni ku u arrestuan tre kosovarë në Shqipëri/Video
22/08/2026 - 22:28

Policia e Shqipërisë sot njoftoi ndërmarrjen e një aksioni madhor anti-drogë, që rezultoi me prangosjen e tre të dyshuarve, shtetas të Kosovës. Lënda dyshohet se ishte siguruar në...

Më shumëDetails

Dy aktivitete simbolike nesër para Qeverisë së Kosovës, Aleanca dhe RDK me aksione

Dy aktivitete simbolike nesër para Qeverisë së Kosovës, Aleanca dhe RDK me aksione
22/08/2026 - 22:13

Aleanca dhe Rinia Demokratike e Kosovës (RDK) kanë paralajmëruar për nesër dy aktivitete simbolike para hyrjes së Qeverisë së Kosovës. Sipas njoftimeve të dërguara për media, Aleanca do...

Më shumëDetails

Serbia digjet, BE-ja i nis helikopterët

Serbia digjet, BE-ja i nis helikopterët
22/08/2026 - 21:56

“Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i Bashkimit Evropian dërgoi helikopterë dhe zjarrfikës për të ndihmuar Serbinë të luftojë një zjarr masiv në një rezervat natyror në verilindje të këtij...

Më shumëDetails

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës
22/08/2026 - 21:41

Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu ka bërë të ditur vetë KQZ, në njoftimin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Koci: Gjendja politike është alarmante, qytetarët po heshtin – politikanët po e shfrytëzojnë

    Koci: Thaçi besoj që do të lirohet, por…

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Këta janë shtetasit e Kosovës, të arrestuar për 80 kg drogë në Shqipëri

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Mashtrim i hapur” – Deputeti i VV-së reagon ndaj deklaratave për rikthimin e Thaçit si President

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • “Pusho i qetë, melaqja jonë”, bashkëshortja kujton 32-vjeçarin që humbi jetën në KEK

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë