
Mëngjesi i sotëm solli Policinë e Kosovës tek shtëpia dhe lokali i Ridvan Muharremit, i përfolur për aferën e vajit dhe grurit në ministrinë e drejtuar nga Rozeta Hajdari, si dhe tek objekti i ministrisë ku u arrestuan dy zyrtarë të saj, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Pas kësaj ngjarje, për aferën e rezervave shtetërore, ka reaguar edhe përkrahësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Blend Zymi, i cili ka publikuar dokumentin zyrtar pas kërkesës së deputetit Visar Korenica për qasje në dokumente zyrtare.
Siç shihet në dokumentin e siguruar kryeministri Albin Kurti ia ka aprovuar kërkesën Departamentit të Rezervave Shtetërore në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për përjashtim nga procedurat e prokurimit për furnizim me produkte të rezervave shtetërore të mallrave, duke e klasifikuar lëndën si kontratë sekrete.
Sipas Zymit ky vendim ka hapur rrugë për keqpërdorim me rezerva shtetërore.
Postimi i plotë i Zymit:










