Një avion luftarak i padukshëm “F-35A” i Forcave Ajrore Amerikane ka patrulluar mbi ujërat rajonale në Lindjen e Mesme.
Fotografia e këtij avioni luftarak është publikuar në rrjete sociale nga Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Patrullimi i tij vjen në kohën kur forcat e CENTCOM vazhdojnë të zbatojnë bllokadën detare kundër Iranit.
“Që nga 6 shtatori, forcat amerikane kanë ridrejtuar 92 anije tregtare, kanë çaktivizuar 3 dhe kanë hipur në 2 për të siguruar pajtueshmëri të rreptë”, thuhet në postimin e CENTCOM-it. /Klankosova.tv













