Raportohet se Chelsea po planifikon të bëjnë një ofertë për Granit Xhakën, pasi Xabi Alonso i ka kërkuar pronarëve të klubit, BlueCo, që të finalizojnë një marrëveshje për mesfushorin e Sunderlandit.
Alonso, i cili do të bëhet zyrtarisht trajner i ri i Chelseat më 1 korrik, ka punuar më herët me Xhakën te Bayer Leverkusen.
Dyshja ka fituar Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë në sezonin 2023/24 dhe gjithashtu ka arritur në finalen e Europa League në të njëjtin edicion.
Xhaka u transferua te Sunderland nga Bayer Leverkuseni në verën e vitit 2025 për një shumë totale prej 20 milionë eurosh.
Ish-ylli i Arsenalit ishte një nga lojtarët më të mirë në Ligën Premier sezonin e kaluar dhe një figurë kyçe për Sunderlandin.













