Ka përfunduar me rezultatin 0:0 pjesa e parë e ndeshjes mes Florianas dhe Dritës, e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Conference League.
Skuadra kosovare pati dy mundësi shumë të mira shënimi me Blerim Krasniqin, por sulmuesi nuk arriti t’i konkretizojë rastet, duke bërë që rezultati të mbetet i pandryshuar.
Në minutat e fundit të pjesës së parë, Lonardelli e dërgoi topin në rrjetë për Florianan, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Gjithçka mbetet e hapur për 45 minutat e dytë, ku të dyja skuadrat do të synojnë golin e fitoren.