Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Borrell pret që BE-ja t’i heqë sanksionet ndaj Kosovës: Ky ishte propozim im

25/06/2024 - 07:55
në Kryesore, Lajme
A A
Borrell pret që BE-ja t’i heqë sanksionet ndaj Kosovës: Ky ishte propozim im
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell mbajti konferencë për media të hënën. Borell foli për çështjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, duke thënë se pret që ato të largohen.

“Nëse këto sanksione hiqen, unë shpresoj se po. Të paktën ky është propozimi im. Qoftë edhe në formë graduale, por shpejt. Kjo mund të krijojë një skenar në të cilin nuk them se dialogu do të rifillojë, por të paktën nuk do të mbyllet papritur. Dy liderët nuk janë takuar prej kohësh në kuadër të dialogut dhe nuk dua të dorëzohem, para se të përfundoj manadati im”, ka thënë Borell.

Përveç të tjerave, ai foli edhe lidhur me takimin Kurti-Vuçiq.

Ai theksoi se problem mbetet mos zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani.

“Unë vazhdoj të përpiqem që në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të arrihet një zgjidhje operative, sepse ne tashmë kemi një marrëveshje. E kemi marrëveshjen e Ohrit. Problemi është se marrëveshjet duhet të zbatohen dhe palët nuk kanë mundur t’i zbatojnë ato për një arsye apo një tjetër dhe mendoj se ishte e nevojshme të rifillonin takimet e nivelit të lartë për të ditur se ku jemi, veçanërisht në një kohë kur vendet anëtare po diskutojnë propozimin tim për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës”, ka deklaruar Borrell.

Komisioni Evropian kishte vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës një vit më parë për shkak të përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të shtetit.

Masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës përfshinin: suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimn e vizitave bilaterale.

Gjithashtu, u suspendua edhe programimi i fondeve për Kosovën, të cilat ishin paraparë të dorëzoheshin përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe IPA 2024 (Intrumentet e Para-Anëtarësimit).

JU REKOMANDOJMË

RDK anulon aksionin para Qeverisë në shenjë respekti për policin, Altin Kryeziu

RDK anulon aksionin para Qeverisë në shenjë respekti për policin, Altin Kryeziu
23/08/2026 - 15:50

Rinia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se në shenjë respekti për policin e ndjerë Altin Kryeziu, është anuluar aksioni simbolik i planifikuar të mbahej sot, në orën 17:00,...

Më shumëDetails

Parashikimi i motit për javën e fundit të gushtit

Moti me diell, IHMK kërkon kujdes për fëmijët dhe personat me sëmundje kronike
23/08/2026 - 15:42

Java e fundit e muajit gusht parashihet të jetë e nxehtë, me mot kryesisht të qëndrueshëm, me intervale të gjata me diell dhe vranësira të herëpashershme. Temperaturat, sipas...

Më shumëDetails

Haxhiu ngushëllon familjen e policit që humbi jetën në krye të detyrës

Haxhiu ngushëllon familjen e policit që humbi jetën në krye të detyrës
23/08/2026 - 15:19

Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shprehur ngushëllime për familjen e zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili ka ndërruar jetë...

Më shumëDetails

Zelensky kundërshton zgjedhjet gjatë luftës: Do ta shkatërronin Ukrainën

Zelensky kërkon takim ballë për ballë me Putinin për t’i dhënë fund luftës
23/08/2026 - 15:12

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kundërshtuar zhvillimin e zgjedhjeve kombëtare gjatë luftës me Rusinë, duke paralajmëruar se një proces i tillë në rrethanat aktuale mund ta përçajë vendin....

Më shumëDetails

Latifi për protestën në Vushtrri: Injoranca në aksion, kundërshtojnë kishën duke tundur flamurin e Kastriotit

Latifi për protestën në Vushtrri: Injoranca në aksion, kundërshtojnë kishën duke tundur flamurin e Kastriotit
23/08/2026 - 15:02

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi e ka quajtur “injornacë në aksion” protestën e disa personave kundër ndërtimit të një kishe në Zogaj të Vushtrrisë. Latifi tha se duhet...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare në vendin tonë

Deri në 30 minuta pritjet për të hyrë në Kosovë
23/08/2026 - 14:44

Pritje të shtuara janë regjistruar pasditen e sotme në disa pika kufitare të Kosovës, ndërsa situata më e ngarkuar paraqitet në Mutivodë. Sipas të dhënave të përditësuara në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohen pamjet nga operacioni ku u arrestuan tre kosovarë në Shqipëri/Video

    Këta janë shtetasit e Kosovës, të arrestuar për 80 kg drogë në Shqipëri

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Koci: Thaçi besoj që do të lirohet, por…

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • “Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Serbia digjet, BE-ja i nis helikopterët

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë