Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Botohet libri shkencor i Hysen Matoshit: Veprimtaria studimore e Bajram Krasniqit

27/02/2025 - 17:15
në Opinione
A A
Botohet libri shkencor i Hysen Matoshit: Veprimtaria studimore e Bajram Krasniqit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Instituti Albanologjik ka botuar librin shkencor të Dr. Hysen Matoshit, veprën studimore,” Veprimtaria studimore e Bajram Krasniqit”.

Bëhet fjalë për një vepër monografike e munguar deri tani për kontributin shkencor të dr. Bajram Krasniqit, për problemet dhe çështjet letrare në tërësi, romanin dhe romanin historik në veçanti.

Ky libër është një studim monografik shkencor për veprat studimore të Bajram Krasniqit, njërit prej njohësve dhe studiuesve më të mirë që kishte letërsia shqipe.

Me një trajtim analitik dhe të vëmendshëm në planin akademik janë interpretuar veprat e kritikut dhe studiuesit tonë të njohur, i cili në të gjallë të tij ishte pjesë e Institutit Albanologjik-Prishtinë, gjegjësisht Degës së Letërsisë-IAP.

Recensentë të këtij libri studimor të dr. Hysen Matoshit janë Fadil Grajçevci dhe Adil Olluri, redaktor gjuhësor është Rinor Matoshi, ndërsa redakturën kompjuterike e ka bërë Endrit Aliu.

Dr. Hysen Matoshi është këshilltar shkencor në Institutin Albanologjik-Prishtinë, gjegjësisht Degën e Letërsisë-IAP.

Edhe pse jetëshkurtër, vepra e tij shkencore, intelektuale e kulturore vazhdon të vlerësohet lartë nga studjuesit e letërsisë shqiptare. Krijimtaria e tij, penda e tij e mprehtë, i reziston kohës dhe harrimit. Ajo ngërthen kërkime dhe analiza të larmishme teorike, historiko-letrare, këndvështrime kulturore, sociologjike e politike të kohës, e në veçanti studime të thella konkrete, sidomos analiza e shquar e tij e romanit historik shqiptar ku më së miri shkëlqen shëmbëlltyra e tij krijuese e letrare.

Për Bajramin kanë shkruar studiues dhe intelektualë të shumtë nga të gjitha viset shqiptare. Për gjurmët e tij të thella në historikun e kritikës letrare shqipe, studjuesi i shquar nga Tirana, Jorgo Bulo, shkruante: “Vdekja e Bajramit është një humbje për shkencën tonë letrare dhe për kulturën e kombit tonë, së cilës i kushtoi talentin e tij të rrallë, pasionin dhe frymëzimin e shkencëtarit që e pat lidhur me jetën e vetë, me fatin e popullit dhe kulturës së tij.

JU REKOMANDOJMË

KADARE – NJË VIT PAS
Opinione

KADARE – NJË VIT PAS

01/07/2025 - 12:40
Evolucioni: a është njeriu “kafsha më e përkryer”?
Opinione

Evolucioni: a është njeriu “kafsha më e përkryer”?

23/06/2025 - 11:41
Izraeli është me Serbinë
Opinione

Izraeli është me Serbinë

22/06/2025 - 20:50
Vushtrria nuk është laborator, por qytet i lashtë me vlera shumëdimensionale
Opinione

Vushtrria nuk është laborator, por qytet i lashtë me vlera shumëdimensionale

21/06/2025 - 19:41
Si mund të bëhet Kosova një demokraci me det
Opinione

Si mund të bëhet Kosova një demokraci me det

20/06/2025 - 09:24
Musliu: Shtrenjtimi i rrymës nuk i prek qytetarët në Veri, e veteranët po arrestohen për mospagesë
Opinione

Dhomat e Specializuara të Kosovës: Një Udhëtim Kontravers dhe Pyetje Pa Përgjigje

19/06/2025 - 14:40

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Prodhuan miell Tip 400 pa përbërës të duhur, dënohen mullinjtë “Amidoni” e “Blerina”

    Skandal: Prodhuan miell Tip 400 pa përbërës të duhur, dënohen mullinjtë “Amidoni” e “Blerina”

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Ahmet Musa që po synon ndërtimin e kishës në Bajgorë i mbulohet vajza: Derisa ta mbashë shaminë nuk ke të drejtë të më quash baba!

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Nis puna për ndërtimin e Urës së re mbi lumin Ibër që lidh Mitrovicën e jugut me të veriut

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Vllasi: Për qeveri, Kurti duhet të gjejë partnerin për koalicion, e që është kjo parti

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Policia ndalon 6 persona gjatë vendosjes së gurthemeleve për urat mbi lumin Ibër

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë