Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

BQK: Rritja ekonomike 4.3 %, inflacioni 1.6 %, qytetarët morën 768.9 milionë euro më shumë kredi se vitin e kaluar

26/12/2024 - 11:40
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
BQK: Rritja ekonomike 4.3 %, inflacioni 1.6 %, qytetarët morën 768.9 milionë euro më shumë kredi se vitin e kaluar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, ka mbajtur sot konferencën tradicionale të fundvitit me gazetarë, ku njoftoi se se viti 2024 do të mbyllet me një rritje ekonomike prej 4.3 për qind.

Ismaili bëri të ditur se megjithëse deri në shtator ishte regjistruar një rritje prej 4.6%, ekonomia e Kosovës pritet të mbyllet me një rritje prej 4.3% për këtë vit.

Në lidhje me inflacionin, ai theksoi se shkalla mesatare për këtë vit ka qenë 1.6%, një nivel që pritet të ruhet edhe gjatë vitit 2025. Po ashtu, remitancat, që përbëjnë një burim të rëndësishëm për ekonominë e vendit, kanë arritur në 1.1 miliardë euro deri në tetor dhe pritet të përfundojnë vitin në 1.3 miliardë euro.

“Ekonomia pritet të mbyllet me një rritje prej 4.3% për vitin 2024. Derisa deri në shtator është arritur një rritje prej 4.6%”.

“Shkalla mesatare e inflacionit në Kosovë arriti 1.7% në nëntor, dhe pritjet janë që inflacioni të mbyllet në 1.6%, siç pritet të jetë edhe në vitin 2025”.

“Remitancat kanë arritur në 1.1 miliardë euro deri në tetor, dhe ne presim që të mbyllen në 1.3 miliardë euro. Ky ishte viti i parë me liberalizimin e vizave, dhe prandaj e kemi pritur një ngjarje të tillë”.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm është rritja e investimeve të huaja direkte, theksoi Ismaili, të cilat kanë arritur në 657 milionë euro. Ky trend pozitiv, sipas pritshmërive të BQK-së, do të vazhdojë edhe gjatë viteve 2025 dhe 2026.

“Investimet e huaja direkte kanë arritur në 657 milionë euro, që tregon një rritje, dhe ne presim që kjo rritje të vazhdojë edhe në vitet 2025-2026. Eksporti i shërbimeve vazhdon me një trend pozitiv”.

Ndërkohë, asetet e sektorit financiar, pa përfshirë BQK-në, kanë arritur në 12.2 miliardë euro, ndërsa totali, duke përfshirë BQK-në, është 14.2 miliardë euro.

“Asetet e sektorit financiar kanë arritur në 12.2 miliardë euro pa përfshirë BQK-në, ndërsa 14.2 miliardë euro me përfshirë BQK-në”, ka bërë të ditur Ismaili, raporton EO.

Teksa foli për kreditë, Ismaili bëri të ditur se ato kanë shënuar një rritje prej 15.7% krahasuar me vitin e kaluar.

“Gjithsej, kreditë në nëntor 2024 kanë arritur shumën prej 5.668 miliarda euro, duke shënuar një rritje prej 768.9 milionë euro ose 15.7% krahasuar me dhjetorin e vitit 2023. Ndërsa, depozitat vazhdojnë të jenë burimi kryesor i financimit të kredive. Gjithsej, depozitat në nëntor të këtij viti kanë arritur në 6.586 miliarda euro, duke shënuar një rritje prej 448.5 milionë euro ose 7.3% krahasuar me dhjetorin e vitit 2023. Kjo rritje i atribuohet rritjes së normave të interesit në depozita dhe konkurrencës më intensive midis bankave për tërheqjen e depozitueseve,” tha ai.

“Norma mesatare e interesit në kredi në sektorin bankar në nëntor 2024 ishte 6.02%, ndërsa në dhjetor 2023 kjo normë ishte 6.35%. Norma mesatare e interesit në depozita në sektorin bankar në nëntor 2024 ishte 2.87%, përfundoi guvernatori.

JU REKOMANDOJMË

“Politika është me folë shlirë”, Lumir Abdixhiku në “60 sekonda” (VIDEO)

“Politika është me folë shlirë”, Lumir Abdixhiku në “60 sekonda” (VIDEO)
27/05/2026 - 20:04

Kreu i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka marrë pjesë në një intervistë të shkurtër “60 sekonda”, ku iu është përgjigjur pyetjeve të shpejta. Ai ka...

Më shumëDetails

85-shi i LDK-së, Naim Hajra bashkë me Vjosa Osmanin vizitojnë për Kurban Bajram familjet Nuka, Spahija dhe Murati

85-shi i LDK-së, Naim Hajra bashkë me Vjosa Osmanin vizitojnë për Kurban Bajram familjet Nuka, Spahija dhe Murati
27/05/2026 - 19:36

Kandidati i LDK-së për deputet Naim Hajra bashkë me ish presidenten Osmani vizituan sot për festën e Fiter Bajramit, familjet Nuka, Spahija dhe Murati, transmeton Gazeta Online Veriu.info....

Më shumëDetails

2 mln euro për fluturimet e mërgimtarëve, Hamza: Paraja publike po përdoret për blerje të votës

2 mln euro për fluturimet e mërgimtarëve, Hamza: Paraja publike po përdoret për blerje të votës
27/05/2026 - 19:19

Mbrëmë, qeveria në detyrë e Kosovës, njoftoi se ka “ndarë mjete buxhetore në shumë prej 2,000,000.00 € (dy milionë euro), për zbatimin e Masës 4.5 ‘Mbështetja e Mërgatës’...

Më shumëDetails

Trump zotohet të arrijë një marrëveshje që i jep fund luftës me Iranin

“U thashë, ‘jo’, faleminderit”, Trump: Irani më ofroi të isha liderit suprem i tyre
27/05/2026 - 18:57

Presidenti amerikan Donald Trump sot u zotua se do të arrijë një marrëveshje të favorshme për t’i dhënë fund luftës me Iranin, duke paralajmëruar se përpjekjet e regjimit...

Më shumëDetails

Kurti, Haxhiu dhe Sveçla shkojnë te familja e heroit Afrim Bunjaku për drekën e Bajramit

Kurti, Haxhiu dhe Sveçla shkojnë te familja e heroit Afrim Bunjaku për drekën e Bajramit
27/05/2026 - 18:37

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti bashkë me Albulena Haxhiun dhe Xhelal Sveçlën shkuan për drekën e Bajramit te familja e heroit Afrim Bunjaku. Kurti publikoi një video në...

Më shumëDetails

Limaj viziton nënën e Thaçit me rastin e festës së Bajramit

Limaj viziton nënën e Thaçit me rastin e festës së Bajramit
27/05/2026 - 17:47

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se ka vizituar familjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro – Murati tregon procedurën për aplikim

    603 Shpërndaje
    Shpërndaje 241 Tweet 151
  • Vendimi i Gjykatës së Lartë “godet” rëndë Valon Ademin, Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Buzhala: Sonte ka vdekë ajo pak demokraci që e kemi pas, opozita nuk ka çka lyp në zgjedhje

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Kush është maturantja që la “gojë hapur” të gjithë në mbrëmjen e maturës në Prishtinë me paraqitjen e saj?

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • “S’jam edhe aq mirë”- Granit Plava lidhet direkt me një emision, moderatorja i ndërpret telefonatën

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë