Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Brukseli e caktoi si temë të takimit të radhës, Kurti thotë se ka marrëveshje dhe plan se si duhet hapur Ura e Ibrit

20/08/2024 - 16:27
në Kryesore, Lajme
A A
Brukseli e caktoi si temë të takimit të radhës, Kurti thotë se ka marrëveshje dhe plan se si duhet hapur Ura e Ibrit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bashkimi Europian ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të mos vazhdojë veprimet e saj për hapjen e Urës së Ibrit sikurse edhe aleatët tjerë të Kosovës që janë në QUINT. Këtë temë të nxehtë të javëve të fundit, emisari Miroslav Lajcak tha se do ta nxjerrë në diskutimin në takimin e radhës ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel kur të mbahet. Zëdhënës i BE’së Peter Stano tha se nuk bëhet fjalë për një marrëveshje të re, por diskutim për modalitetet. Mbrëmë, nga Cikago Kryeministri Kurti la pak gjasa se mund të ketë bisedime për Urën. Ai theksoi se ka marrëveshje dhe plan se si duhet hapur ura gjatë bisedimeve në të kaluarën.

Kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur Bashkimit Europian disa ditë pasi ata theksuan se do ta shtrojnë çështjen e hapjes së Urës së Ibrit në tryezën e bisedimeve me Kosovën dhe Serbinë.

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, më 14 gusht shkroi se si të zbatohet marrëveshja për hapjen e urës “do të diskutojmë në takimin e ardhshëm në Bruksel”.

Ai tha se BE-ja ka theksuar vazhdimisht se çështja e urës duhet të diskutohet në dialogun e lehtësuar nga blloku.

“Pretendimet se BE-ja është kundër hapjes së urës ose ka ndryshuar pozicionin e saj janë mashtruese. Imponimi i një vendimi kundër vullnetit të qytetarëve të prekur nuk kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve. Qeverisja e mirë kupton ndjeshmërinë ndaj pakicës”, kishte shkruar ai.

Në një intervistë nga Shtetet e Bashkuara, kryeministri Kurti për Zërin e Amerikës ia ktheu përgjigjen Bashkimit Europian se nuk ka gatishmëri ta diskutojë këtë çështje në dialogun e lehtësuar nga BE. Kurti tha se ridiskutimi i marrëveshjes së dakorduar është shkelje e saj.

Kurti tha se në Bruksel është dakorduar marrëveshja dhe plani për hapjen e Urës së Ibrit dhe se afati për këtë ka qenë 20 janari i vitit 2017.

“Diskutimet në Bruksel janë zhvilluar në vitet 2014-2017 dhe ato kanë përfunduar jo vetëm me marrëveshje për hapjen e urës, por njëkohësisht edhe me marrëveshje për një plan të zbatimit se si do të duhej të hapej ura. Afati i fundit ka qenë 20 janari i vitit 2017. Nëse është bërë një marrëveshje dhe bëhet diskutim mbi marrëveshjen kjo është një mënyrë indirekte e shkeljes së marrëveshjes. Ne nuk jemi të gatshëm që të marrim pjesë në shkelje të marrëveshjes dhe liria e lëvizjes mbi lumin Ibër, në urën kryesore në Mitrovicë, nuk do të duhej që të rinegociohej” ka theksuar ai.

Pastaj ai bërë një elaborim për godinën që lidh dy anët e Ibrit, që u shkëput si ‘highlight” nga Vetëvendosje në faqen e saj.

“Ura është tejkalim, është tejkalim i lumit. Nuk mund të kemi tejkalim të urës, sepse shpeshherë ka pasur sugjerime që mjaftojnë urat e tjera. Nuk mund t’i bëjmë urën, urës. Ura ia bën urën lumit Ibër për të mirën e qytetarëve dhe për këtë insistojmë ne” tha Kurti.

Në çështjen e hapjes së Urës u përfshi edhe shefja e shtetit Vjosa Osmani.

Ajo në një intervistë për REL dje e cilësoi si “tepër të rrezikshme” rihapjen e kësaj teme me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa me vete kishte marrë pjesë të marrëveshjeve Kosovë-Serbi mbi këtë “çështje të mbyllur”.

“Ne kemi marrëveshje të dialogut të cilat janë arritur nga viti 2014 e tutje dhe janë tri më saktësisht. E para, që konstaton rolin e BE-së në rivitalizimin dhe rindërtimin e urës, të cilat kanë përfunduar. E dyta, e cila qartë në nenin 2 sqaron se ura duhet të hapet deri në qershor 2016 dhe pastaj është plani i zbatimit të marrëveshjes”.

Osmani tha se meqë ka role për disa në këtë çështje , përfshirë EULEX-in e KFOR-in, bashkëpunim duhet të ketë brenda Kosovës me partnerët që janë në Kosovë, por ajo tha se asnjë rol i vetëm këtu nuk parashihet me Serbinë.

“Kjo çështje është mbyllur. Në asnjë fjali nuk thuhet që diskutimet rreth zbatimit të marrëveshjeve do të vazhdojnë në Bruksel dhe rrjedhimisht unë konsideroj që është tepër e rrezikshme të rihapet diskutimi i kësaj çështje me Aleksandar Vuçiq në Bruksel dhe nuk e përkrah, është në dëm të Kosovës. Megjithatë, nëse dëshirojmë që kjo çështje të bëhet mirë dhe si duhet dhe afatgjatë dhe e qëndrueshme duhet të bëjmë së bashku me partnerët”.

Osmani tha se për hapjen e urës “menjëherë” duhet të ndodhë dialogu me partnerët e sigurisë në terren.

“Qysh më 1 gusht unë jam deklaruar qartë se përderisa në asnjë mënyrë nuk mund të ketë negociata me Serbinë lidhur me këtë çështje është e domosdoshme që dialogu ynë me partnerët tanë, sidomos partnerët e sigurisë që janë në terren, pra NATO, të ndodhë menjëherë sepse kjo çështje është e domosdoshme”.

Për një datë të mundshme për takimin e ardhshëm që e përmendi Lajçaku, ku eventualisht do të diskutohej ura, sot është pyetur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Ai tha se nuk ka një datë të tillë, por përsëriti se Kosova do të bënte mirë që t’i dëgjonte kërkesat e partnerëve të saj.

“Nuk ka asgjë të re për të shtuar, vetëm ritheksoj që po, ka diskutime dhe ndërveprime që po vazhdojnë lidhur me këtë çështje, në linjë me qëndrimin e BE-së që veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara duhet të shmangen dhe që kjo çështje duhet të diskutohet në kuadër të dialogut. Ky është pikëvështrimi i të gjithë partnerëve dhe aleatëve të Kosovës”.

Stano të premten në një përgjigje për Gazetën Express e kishte specifikuar se çka do të diskutohej në një takim në Bruksel.

“Të trajtosh çështjen e urës në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja do të thotë të diskutosh modalitetet e zbatimit të marrëveshjeve të arritura për urën, jo marrëveshjet e reja. Njeriu me të vërtetë duhet të dëgjojë dhe të përpiqet të kuptojë këshillat unanime të të gjithë miqve dhe aleatëve”.

JU REKOMANDOJMË

Policia njofton për arrestimin e Vezir Hazirajt: U dorëzua pasi që e pa se s’kishte mundësi largimi, bashkëpunuam me njësinë speciale e AKI’në

Policia njofton për arrestimin e Vezir Hazirajt: U dorëzua pasi që e pa se s’kishte mundësi largimi, bashkëpunuam me njësinë speciale e AKI’në
15/08/2026 - 16:53

Policia e Kosovës, ka njoftuar për arrestimin e Vezir Hazirajt, i cili kërkohej për veprën penale tentim vrasje të ndodhur në një fshat të Istogut. Nga policia, në...

Më shumëDetails

“Rreziku i konfliktit fizik, qëndrimi i ri i LDK’së”, kështu arsyetohet Dehari për mos thirrjen e seancës

“Rreziku i konfliktit fizik, qëndrimi i ri i LDK’së”, kështu arsyetohet Dehari për mos thirrjen e seancës
15/08/2026 - 16:20

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, i ka bërë thirrje partive politike që të ulen së bashku dhe të gjejnë një marrëveshje për tejkalimin e bllokadës...

Më shumëDetails

Vezir Haziraj del me video të re: Do të…

Vezir Haziraj del me video të re: Do të…
15/08/2026 - 16:04

Vezir Haziraj, i cili është në kërkim nga policia, ka publikuar një video të re. Aty Haziraj thotë se do të dorëzohet në polici. “Për hatër të shumë...

Më shumëDetails

Kosovari në paraburgim në Serbi, MPJ: Kemi njoftuar BE’në dhe QUINT’in, do kërkojmë leje që ta vizitojë familja

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, MPJD u bën thirrje kosovarëve atje që të ndjekin e të zbatojnë udhëzimet e sigurisë
15/08/2026 - 16:03

Ministria e Jashtme ka njoftuar se shtetasit të Kosovës, Dukagjin Maxhuni i është caktuar 30 ditë paraburgim në Serbi pas arrestimit atje. MPJD, ka shtuar edhe se lidhur...

Më shumëDetails

Klinika turke e flokëve “Akel Clinic” sfidon shtetin e Kosovës, vazhdoi punën midis Prishtinës edhe përkundër pezullimit të veprimtarisë shëndetësore

Klinika turke e flokëve “Akel Clinic” sfidon shtetin e Kosovës, vazhdoi punën midis Prishtinës edhe përkundër pezullimit të veprimtarisë shëndetësore
15/08/2026 - 15:56

Veprimtaria e shumë prej institucioneve private shëndetësore në Kosovë është kthyer në sfidë për shtetin, pasi që ato po operojnë vazhdimisht në mënyrë të kundërligjshme me shërbime të...

Më shumëDetails

PDK sërish i kërkon Deharit të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive

PDK i dërgon letër zyrtare Albulena Haxhiut për anëtarin e dytë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
15/08/2026 - 15:47

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputeti Uran Ismaili ka deklaruar se Kosova po kalon nëpër një situatë të rëndë institucionale, pasi Kuvendi vazhdon të mbetet i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave

    Salihu: 3,101 mësimdhënës, me vendim të Qeverisë, këtë vit do të mbesin jashtë listës së pagave

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Këta janë 6 kandidatët që kaluan verifikimin për Sekretar të Përgjithshëm të Kuvendit

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Po hapnin kanalizimin, punëtorët gjejnë 9 milionë euro ar të fshehura në mur

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Bllokada politike, PDK merr një vendim!

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Publikohet fotografia, oficeri i BIA-s dhe spiuni i dyshuar Fehim Sali në një nga takimet e tyre në Serbi

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë