Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Buxheti 2025: Rritje fondesh për mbrojtje, infrastrukturë…

11/11/2024 - 09:03
në Lajme
A A
Buxheti 2025: Rritje fondesh për mbrojtje, infrastrukturë…
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Projektligji mbi ndarjet buxhetore për vitin 2025 shqyrtohet sot në Kuvendin e Kosovës.Projektbuxhetin në vlerë prej 3.6 miliardë eurosh, Qeveria e Kosovës e miratoi më 30 tetor.

Vlera e tij është për 9 për qind më e lartë se e buxhetit të vitit 2024 prej 3.3 miliardë eurosh.Në ditën e miratimit në Qeveri, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se gjatë katër vjetëve të qeverisjes së partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, buxheti i Kosovës është rritur “vit pas viti si asnjëherë më parë”.

Projektbuxheti parasheh rritje gati në të gjitha kategoritë e shpenzimeve, por më së shumti në subvencione dhe transfere.Këto janë fonde të siguruara nga shteti për të ndihmuar kompani, persona fizikë ose sektorë të veçantë të ekonomisë, si p.sh. bujqësia.

Kategoria për shpenzime kapitale do të ketë, po ashtu, rritje për 71 milionë euro, krahasuar me buxhetin e këtij viti.Rritje, krahasuar me këtë vit, do të ketë edhe kategoria për paga dhe shtesa për 111 milionë euro.

Në këtë kategori, ky veprim u mor për të mbuluar rritjen e pagave dhe të pensioneve.Në fund të muajit të kaluar, Qeveria e Kosovës mori vendim për t’i rritur pagat për rreth 90 mijë punëtorët e sektorit publik – për 55 euro nga muaji janar dhe për 55 euro të tjera nga korriku i vitit të ardhshëm.

Më 7 tetor, Qeveria e Kosovës mori vendim edhe për rritjen e pensioneve për 20 për qind.Rritje të buxhetit, vitin e ardhshëm, do të kenë edhe disa nga institucionet qendrore të shtetit, përfshirë ato në sektorin e mbrojtjes, sigurisë, shëndetësisë dhe infrastrukturës rrugore.

Mes tjerash, të dhënat tregojnë se buxheti i Ministrisë së Financave do të jetë më i larti, i Ministrisë së Mbrojtjes do të rritet për më shumë se 54 milionë euro krahasuar me këtë vit, ndërsa i Ministrisë së Infrastrukturës për rreth 47 milionë.Në Projektbuxhetin për vitin 2025 thuhet se gjatë vitit aktual ekonomia e Kosovës pritet të rritet për 4.5 për qind, duke vazhduar trendin e rritjes edhe vitin e ardhshëm, përkatësisht për 5.6 për qind.
Kontributi kryesor në rritjen ekonomike gjatë vitit 2025 thuhet se do të vijë nga konsumi privat, investimet private dhe publike, por edhe nga eksportet e mallrave dhe shërbimeve.Buxheti i Kosovës zakonisht mbushet nga të hyrat e Doganës dhe të Administratës Tatimore të Kosovës.

Shqyrtimi i sotëm është i pari në Kuvendin e Kosovës.Projektbuxheti duhet të dalë edhe në shqyrtim të dytë, ndërsa në raste të caktuara del edhe në të tretin.

Ai duhet të miratohet më së largu deri në fund të këtij viti./REL

JU REKOMANDOJMË

Eksperti nga Brukseli: KE-ja ta zhbllokojë Kosovën me ide kreative

Eksperti nga Brukseli: KE-ja ta zhbllokojë Kosovën me ide kreative
24/10/2026 - 22:56

Më 15 dhjetor bëhen 4 vjet qëkur Kosova, aplikoi për të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkim Evropian. Nga ajo ditë, Brukseli kurrë nuk veproi për...

Më shumëDetails

Ben Andoni ngre alarmin për protestat: Rrezikojmë të kalojmë në anarki

Ben Andoni ngre alarmin për protestat: Rrezikojmë të kalojmë në anarki
24/10/2026 - 22:36

Ben Andoni ngre alarmin për protestat: Rrezikojmë të kalojmë në anarki Lajme Gazeta Express24/10/2026 22:27 Analisti Ben Andoni, i ftuar në një intervistë në lidhje të dretpërdrejtë për...

Më shumëDetails

Rikthehet qetësia në bulevard, boshatisen rrugët e Tiranës pas ndërhyrjes së policisë

Rikthehet qetësia në bulevard, boshatisen rrugët e Tiranës pas ndërhyrjes së policisë
24/10/2026 - 22:08

Policia ka arritur të shpërndajë protestuesit, të cilët mbrëmjen e sotme iu rikthyen akteve të dhunshme. Pas ndërhyrjes së forcave të rendit, rrugët e kryeqytetit janë boshatisur. Ndërkohë,...

Më shumëDetails

Protestuesi i plagosur sot në sy është tifoz i zjarrtë i kombëtares shqiptare, po operohet në spitalin e Traumës në Tiranë

Protestuesi i plagosur sot në sy është tifoz i zjarrtë i kombëtares shqiptare, po operohet në spitalin e Traumës në Tiranë
24/10/2026 - 21:58

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari i njohur si një prej tifozëve më të zjarrtë të Kombëtares shqiptare, është një nga të plagosurit rëndë gjatë protestës kombëtare të studentëve dhe të...

Më shumëDetails

Familjet ankohen për subvencionimin e energjisë, Ministria ndan 15 milionë euro

Familjet ankohen për subvencionimin e energjisë, Ministria ndan 15 milionë euro
24/10/2026 - 21:52

Programi për mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm, i iniciuar nga Ministria e Punës dhe Familjes, synon të lehtësojë barrën financiare të familjeve në Kosovë përmes subvencionimit të faturave...

Më shumëDetails

Presidentja takon mërgatën në Hungari: Kontribuat në rezistencë paqësore, UÇK e shtetndërtim

Presidentja takon mërgatën në Hungari: Kontribuat në rezistencë paqësore, UÇK e shtetndërtim
24/10/2026 - 21:30

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula gjatë qëndrimit në Hungari ka takuar edhe komunitetin shqiptae që jetojnë dhe veprojnë në Hungari, në një pritje të organizuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • “Si e komentoni kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend?”, Kurti: Urime…

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Arlind Qorri në gjendje të rëndë flet për Veriu.info pas sulmit që i bëri policia (VIDEO)

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Arrestohen 6 kosovarë dhe 3 gjermanë për mashtrimin në “Call Center”, konfiskohen 39 kompjuterë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë