Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Buxheti për 2025 merr dritën jeshile të Komisionit për Administratë Publike

13/11/2024 - 15:39
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Buxheti për 2025 merr dritën jeshile të Komisionit për Administratë Publike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal po shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025.

Gjatë mbledhjes u ngritën shqetësime për buxhetin prej 8.9 milionësh të paraparë për Radio Televizionin e Kosovës.Anëtarët e këtij komisioni nga radhët e opozitës thanë se buxheti i paraparë për RTK-në është i pamjaftueshëm.

“Ky projektligj duhet të ketë kohën e mjaftueshme që të përgatiten institucionet që t’i dërgojnë shkresat e nevojshme. Ne kemi parë edhe ndër vite që nuk ka pasur mbështetje as RTK, as Këshilli i Pavarur Civil, e as ministritë. Është shqetësuese se si i trajtojmë këto kërkesa. E dimë shumë mirë që është viti i tretë ose i katër që RTK-së i është larguar një buxhet mjaft i madh. RTK ish dashur të ketë mbështetje më të mirë”, tha Mërgim Lushtaku.Lushtakut i replikoi kryetari i komisionit nga radhët e LVV-së, Valon Ramadani.

“Është e vërtetë se pa u ndryshuar Ligji për KPM-në nuk ka pasur kuptim që Ligji për RTK-në të ndryshohet. Ka pasur disa tentime për ndryshimin e atij ligji. Opozita e ka shfrytëzuar mundësinë që Projektligjin për KPM-në ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese. Në momentin që vie vendimi i gjykatës, ligji për RTK-në do të vazhdojë në procedurat e plotësim-ndryshimit”, shtoi ai.

Ndërsa nga LDK ngritën kritika se buxheti po aprovohet në nguti. “Është dashur që buxheti të aprovohet në procedura normale e pa nguti”, tha deputeti i LDK-së, Agim Veliu.Por, për ndarjet e parapara buxhetore për vitin 2025, patën lëvdata deputetë të LVV-së.

“Shqetësim do të duhej të kishte sikur të kishte vonesa. Po vie një buxhet që është rekord edhe nga shuma edhe nga koha e aprovimit. Ne i garantojmë qytetarët që ky buxhet është me shpërndarje më të drejtë dhe më të mirë”, tha deputeti i LVV-së, Besim Muzaqi.Me 6 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni për Administrate ka kaluar Projektligjin mbi ndarjet buxhetore.

JU REKOMANDOJMË

Hovenier: Kosovën e ndihmuam të dalë nga tmerret e spastrimit etnik të regjimit të ish-udhëheqësit fashist të Serbisë, Millosheviqit
Kryesore

Hovenier: Kosovën e ndihmuam të dalë nga tmerret e spastrimit etnik të regjimit të ish-udhëheqësit fashist të Serbisë, Millosheviqit

02/07/2025 - 01:23
Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti
Lajme

Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti

02/07/2025 - 01:21
Tentativa e dytë e Osmanit për dalje nga ngërçi, nesër takim ‘kokë me kokë’ me liderët e partive politike
Kryesore

Tentativa e dytë e Osmanit për dalje nga ngërçi, nesër takim ‘kokë me kokë’ me liderët e partive politike

02/07/2025 - 01:17
Peci: Hapja e urave në veri është pjesë e fushatës zgjedhore, por çfarë pas 12 tetorit?
Lajme

Peci: Hapja e urave në veri është pjesë e fushatës zgjedhore, por çfarë pas 12 tetorit?

01/07/2025 - 22:56
Osmani publikon foto me familjen në festën e Pavarësisë së Amerikës
Lajme

Osmani publikon foto me familjen në festën e Pavarësisë së Amerikës

01/07/2025 - 22:41
Takimi i Osmanit me liderët e partive/ Kastrati skeptik për zgjidhje: Duhet të ndërmerren masa – të bëhen dhe protesta
Lajme

Takimi i Osmanit me liderët e partive/ Kastrati skeptik për zgjidhje: Duhet të ndërmerren masa – të bëhen dhe protesta

01/07/2025 - 22:40

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Prodhuan miell Tip 400 pa përbërës të duhur, dënohen mullinjtë “Amidoni” e “Blerina”

    Skandal: Prodhuan miell Tip 400 pa përbërës të duhur, dënohen mullinjtë “Amidoni” e “Blerina”

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Ahmet Musa që po synon ndërtimin e kishës në Bajgorë i mbulohet vajza: Derisa ta mbashë shaminë nuk ke të drejtë të më quash baba!

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Nis puna për ndërtimin e Urës së re mbi lumin Ibër që lidh Mitrovicën e jugut me të veriut

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Vllasi: Për qeveri, Kurti duhet të gjejë partnerin për koalicion, e që është kjo parti

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Policia ndalon 6 persona gjatë vendosjes së gurthemeleve për urat mbi lumin Ibër

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë