Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka folur rreth deklaratës së fundit të Ministrit së Administrimit e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili publikoi vendimet për Asociacionin, teksa bëri me dije se ekipeve ju ka dërguar ftesë për takim, por nuk pranuan.
Bytyqi në një prononcim për GazetaBlic theksoi se, nuk është asnjë risi që Qeveria Kurti të ndryshojë fjalët, sepse sipas saj, asnjë premtim i tyre nuk ka qëndruar.
Sipas Bytyqit, Qeveria Kurti ka dëshmuar se janë mashtrues dhe bëjnë çdo gjë për të ardhë në pushtet.
Ajo shtoi se kjo Qeveri do të marrë dënimin prej qytetarëve.
“Kjo që dikur kanë thënë diçka ndryshe e tash janë duke vepru ndryshe, nuk është më risia e kësaj qeverie, pasi veç në ato çfarë kanë premtuar nuk kanë qëndruar në asnjë moment. Pra duke bërë lojë fjalësh vetëm kanë dëshmuar që janë mashtrues, që bëjnë gjithçka e thonë ckado vetëm për të ardh në pushtet, por e mira e kësaj pune është që kjo nuk zgjat përgjithmonë dhe do e marrin dënimin e qytetarëve”, tha Bytyqi.
Teksa ka folur për Asociacionin, Bytyqi thotë se te kjo çështje ju ka rënë maska më së keqi. Kauzën e VV’së sa ishin në opozitë kundër Zajednicës, ajo e quan të rrejshme.
“Te çështja e Asociacionit ju ka rënë maska më së keqi. Është kauza e tyre e rrejshme ku dilnin në rrugë e protestonin e dëmtonin institucionet me arsyetimin ‘’kundër Zajednicës’’. Por ja ku jemi me Zajednicë e me mashtrime e çka jo tjetë”, tha Bytyqi për GazetaBlic.
Kutjojmë se, Ministri i Administrimit e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka publikuar në rrjete sociale tri vendimet lidhur me ekipet menaxhuese për Asociacionin.
Krasniqi ka thënë se kanë qenë tri ekipe të krijuara gjatë tri qeverive të ndryshme. Nga përbërja fillestare nuk kanë ndryshuar dy emra: Igor Kalamar dhe Dejan Radojkoviq.
Krasniqi ka bërë të ditur se anëtarët e ekipit i ka ftuar për takim më 18 prill, por që nuk ka marrë përgjigje.
Postimi:
Së fundmi, si ministri kemi marrë shumë pyetje dhe kërkesa për qasje në dokumente publik për vendimin për “Ekipin Menaxhues për hartimin e Statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”.
Më lejoni që të ju njoftoj se për këtë ekip, janë gjithsej tre vendime të Ministrisë së Pushtetit Lokal të tre qeverive të ndryshme, që janë bazuar në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.
Vendimi i parë ishte marrë në qershor të vitit 2013, gjatë Qeverisë Thaçi.
Vendimi i dytë ishte marrë në qershor të vitit 2016, gjatë Qeverisë Mustafa.
Vendimi i tretë ishte marrë në shtator të vitit 2020, gjatë Qeverisë Hoti.
Nga përbërja fillestare vetëm dy anëtarë kanë mbetur të pandryshuar; Igor Kalamar dhe Dejan Radojkoviq. Dy tjerë janë ndryshuar vazhdimisht. Danijela Vujiçiq është anëtarja më e re e këtij ekipi, sipas vendimit të vitit 2020. Njëherësh, ajo është emëruar edhe si koordinatore e Ekipit Menaxhues.
Pika e gjashtë e vendimi të vitit 2020 parasheh që Ekipi Menaxhues koordinohet dhe i raporton për aktivitetet e tij ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal.
Ju njoftoj se të martën me 18 prill, si ministër unë i jam drejtuar me ftesë për takim këtij grupi. Ftesë kjo që nuk ka marrë përgjigje.
Të bashkëngjitura gjeni vendimet ndër vite për Ekipin Menaxhues dhe ftesën për takim.













