Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Caplan: Ballkani Perëndimor s’do të jetë prioritet i lartë për Trumpin

06/11/2024 - 17:25
në Kryesore, Lajme
A A
Caplan: Ballkani Perëndimor s’do të jetë prioritet i lartë për Trumpin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Profesori i Raporteve Ndërkombëtare në Universitetin e Oxfordit, Richard Caplan, në një bisedë të shkurtër për Gazetën Express lidhur me zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe fitoren e Donald Trump, ka thënë se rajoni i Ballkanit Perëndimor s’do të jetë lartë në agjendën e Administratës së re, shkruan Gazeta Express.

“Mendoj se është e drejtë të thuhet se rajoni i Ballkanit Perëndimor s’është një prioritet i lartë për Trumpin”, ka thënë Caplan, duke shtuar edhe faktin se ende s’dihet se kë do ta zgjedh Trump për ta drejtuar politikën e jashtme.

Profesori i Universitetit të Oxfordit ka thënë se gjërat do të vazhdojnë pa ndonjë ndryshim të madh dhe sipas tij e ardhmja është e parashikueshme.

“Për momentin, nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha dhe gjithçka do të vazhdojë si zakonisht”, ka thënë Caplan për Express.

Ndërkohë sot mediumi i madh amerikan “Politico” ka publikuar emrat e mundshëm për pozitat kyçe në një administratë të dytë që do të drejtohet nga Donald Trump.

Ish-emisari presidencial për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell dhe ish-këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, janë dy prej emrave që përfolën si të mundshëm për të zënë karrigen e Sekretarit të Shtetit. Ky emërim siç ka shkruar “Politico”, pritet me shumë kureshtje në Evropë.

Gjithashtu edhe në Kosovë prej kohësh është diskutuar mundësia e rikthimit të Richard Grenell në pushtet si njeri i besueshëm i Donald Trump, për shkak të raportit të acaruar që Grenell ka me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Grenell është përfshirë në zhvillimet politike në Kosovë edhe gjatë kohës sa s’ka pasur kurrfarë funksioni politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vazhdimësi, Grenell ka adresuar kritika ndaj veprimeve të kryeminsitrit Albin Kurti, sa herë që kreu i Qeverisë së Kosovës ka ndërmarrë veprime lidhur me Veriun e Republikë së Kosovës, gjë për të cilën është kritikuar edhe nga adminsitrata e Biden.

Kandidati republikan, Donald Trump, ka fituar me rezultat të bindshëm kundrejt kandidates demokrate Kamala Harris, duke e mposhtur këtë të fundit edhe me votë popullore, përveç votës elektorale. Trump ka arritur që të fitojë shumicën e atyre që njihen si “swing states” duke shkuar në total prej 277 votave elektorale.

JU REKOMANDOJMË

E dhimbshme: Sot varroset 58-vjeçarja që u godit për vdekje nga treni në Pejë

E dhimbshme: Sot varroset 58-vjeçarja që u godit për vdekje nga treni në Pejë
04/08/2026 - 16:50

58 vjeçarja, Florije Muriqi e cila humbi jetën tragjikisht të hënën pasi u godit nga treni në Pejë do të varroset sot Sipas njoftimit të familjravë, të ndjerës...

Më shumëDetails

RTK e largon Blerim Haxhiajn nga pozita e ud. të kryeredaktorit

RTK e largon Blerim Haxhiajn nga pozita e ud. të kryeredaktorit
04/08/2026 - 16:36

31 korriku i këtij viti ka qenë dita e fundit e punës për Blerim Haxhiajn në pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryeredaktorit të kanaleve televizive në gjuhën...

Më shumëDetails

Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës dhe emrat e kompanive, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar

Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës dhe emrat e kompanive, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar
04/08/2026 - 16:30

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka publikuar rezultatet e kontrollit në sektorin e qumështit. AUV, tha se nga 495 mostra që janë analizuar kanë dalë 93 mospërputhje, 46...

Më shumëDetails

Sonte në orën 18:00 takimi i ri, ku e kishin lënë muhabetin Kurti e Abdixhiku pas takimit në korrik?

Sonte në orën 18:00 takimi i ri, ku e kishin lënë muhabetin Kurti e Abdixhiku pas takimit në korrik?
04/08/2026 - 16:18

Albin Kurti fliste për “ndërmarrje të madhe e të gjerë” me LDK-në, ndërsa Lumir Abdixhiku e konsideronte “hap të mbarë” takimin e fundit mes tyre më 10 korrik....

Më shumëDetails

CNN: Çfarë duhet të dini për Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Irani synon ta kontrollojë një rrugë të re

CNN: Çfarë duhet të dini për Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Irani synon ta kontrollojë një rrugë të re
04/08/2026 - 16:15

Një element kyç negociues gjatë gjithë luftës së Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin ka qenë Ngushtica e Hormuzit – e mbyllur në mënyrë efektive nga Teherani...

Më shumëDetails

Përparim Rama ballë për ballë me Albin Kurtin në Qeveri në takimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Përparim Rama ballë për ballë me Albin Kurtin në Qeveri në takimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”
04/08/2026 - 16:07

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është deklaruar lidhur me Lojërat Mesdhetare ‘’Prishtina 2030’’, duke i cilësuar ato si, projekti më i madh ndërkombëtar që i është besuar ndonjëherë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së

    Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Del vaj palme i padeklaruar në 46 produkte të qumështit të kompanive në Kosovë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Po ikte drejt Serbisë: Kapet Egzon Reshani, i shumëkërkuari që nga arratia kërcënonte Policinë në TikTok

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Pamje nga arrestimi i Egzon Reshanit, i shpallur në kërkim për disa vepra të rënda penale

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë