Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Cila është e vërteta: Kur presidentja Osmani thoshte se jeton në një banesë të vogël në Prishtinë, apo tash kur thotë se udhëton nga Gjilani

08/02/2022 - 22:12
në Kryesore, Lajme
A A
Ukrainën apo Rusinë: Presidentja Osmani bën të ditur qëndrimin e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Para një viti e gjysmë Vjosa Osmani, tash presidente vendit, ankohej se jetonte në Prishtinë në një banesë të vogël prej 50 metra katror, por tani kur flitet për përfitimin e saj financiar për derivate të naftës në kohën sa ishte deputete, jep një version tjetër. Ajo përmes zyrës së saj për media në Presidencë, thotë se shumicën e kohës së vitit ka udhëtuar nga Gjilani, e që i bie se nuk ka qëndruar shumë në atë banesën e vogël, për të cilën ankohej.

Presidentja aktuale e vendit, Vjosa Osmani, kishte përfituar sa ishte deputete nga buxheti për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit.

Në raportin e shpenzimeve ndër vite të deputetëve të publikuar nga Kuvendi i Kosovës, Osmani para nga Kuvendi kishte marrë nga viti 2011 deri në 2015. Ndërsa, që nga viti 2015 deri në vitin 2020 e para e vendit nuk kishte marrë asnjë të hollë nga kuvendi.

Osmani i kishte marrë 380 në periudhën nëntor – dhjetor të vitit 2011. Kurse, për janar-dhjetor 2012, shpenzimet i kishte 1,780 euro, për periudhën janar-dhjetor 2013, shpenzimet ishin 1,240 euro. Për periudhën janar-dhjetor 2014, shpenzimet ishin 520 euro.

Ndërkohë, ka reaguar kabineti i presidencës duke dhënë një version që bie ndesh me një deklarim të vet Osmanit, dy vite më parë kur kishte pohuar se banon në Prishtinë me burrin e dy vajzat. Në gushtin e vitit 2020, ajo duke demantuar lajmet se ka blerë tokë, kishte pohuar se ka vetëm banese 53 metërshe, në Prishtinë, e që ankohej se ishte e ngushte për familjen e saj.

E tash këshilltari i saj, Bekim Kupina, në reagimin presidencial për këto shpenzime, thotë se Osmani vazhdon të qëndroj një pjesë të gjatë të kohës në Gjilan.

“Në vitin 2010, kur zonja Osmani është zgjedhur deputete për herë të parë, nuk ka ekzistuar asnjë rregullore, me të cilën parashihej kompensimi i deputetëve për udhëtim prej komunave nga vijnë. Në atë kohë, deputetja Osmani asnjëherë nuk është informuar nga administrata e Kuvendit apo trupat e tjerë të Kuvendit, që ndërkohë është marrë një vendim i tillë për kompensim. Ajo është regjistruar në formularin për regjistrim si deputete e Mitrovicës, por ajo po ashtu asnjëherë nuk ka paraqitur kërkesë për kompensim për udhëtim. Që nga dhjetori i vitit 2012, Osmani është martuar në Prishtinë, por edhe më tej, më shumë se gjysmën e vitit (nga fillimi i vitit 2013 e tutje), zonja Osmani i kalon në Gjilan, prej nga edhe ka udhëtuar”, ka bërë me dije këshilltari I Osmanit, Bekim Kupina në një postim në facebook.

“Znj. Osmani edhe sot e kësaj dite vazhdon që pjesën më të madhe të vitit të udhëtojë nga Gjilani. Përgjatë viteve 2011-2014 që ajo qenka kompensuar me rreth 80 euro në muaj për udhëtimet e mandatit të parë, ajo asnjëherë nuk është informuar rreth kompensimit për udhëtim. Siç dëshmohet ajo nuk është kompensuar për 4 mandatet e tjera si deputete edhe pse ka udhëtuar për pjesën më të madhe të secilit nga këto vite”, ka shkruar Kupina.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë