Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çitaku i kërkon Kurtit ta shkarkojë ambasadorin Berishaj: Prapa tij fshihet lidhja e pushtetit me mafinë energjetike

11/01/2023 - 12:21
në Kryesore, Lajme
A A
Vlora Çitaku do të jetë në krye të Departamentit për Punë të Jashtmë në ‘Qeverinë në hije’ të PDK’së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në një konferencë për media, ka folur për rastin e ambasadorit Martin Berishaj. Ajo kritikoi Kurtin që nuk ka marrë vendim për shkarkimin e ambasadorin në Kroaci.

Çitaku ka thënë se është “pikërisht Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai i cili po bëhet pengesë për t’iu hapur rrugë përgjegjësisë dhe të vërtetës”.

“Që nga fillimi i prillit 2022 dhe gjatë gjithë vitit dhe aktualisht Qeveria Kurti është munduar të amnistojë dhe të fshehë një prej skandaleve dhe aferave më të thella e më të mëdha, protagonist të së cilës palë i gjen mafinë energjetike të vendeve të Ballkanit si dhe ambasadorin Berishaj, mik i Kurtit, i emëruar ambasador nga Kurti, dhe përballë këtij skandali i marrë në mbrojtje direkte nga Kurti. Por përkundër se Qeveria është përpjekur me cdo kusht ta amnistojë këtë aferë, skandali po thellohet dhe ka marrë rrugë drejt shpalosjes së fakteve tepër shqetësuese, të cilat jo vetëm që tejkalojnë çështjen e integritetit diplomatik dhe personal, apo edhe ndjekjes penale, por të cilat sot shtrihen deri te zyra e Kryeministrit Albin Kurti”, tha ajo në konferencë.

Çitaku e akuzoi Berishajn për deklarata të rrejshme në komisionin hetimor parlamentar.

“Dje mediat raportuan në lidhje me veprimtarinë komerciale të Martin Berishajt me kompaninë GEN, për çka nuk ka qenë i sinqetë gjatë paraqitjes së tij në komisionin hetimor, pra amabsadori Berishaj në komisionin parlamentar duket se ka dhënë deklarata të rrejshme, dhe kjo në vetvete është vepër penale. Sipas këtyre të dhënave, në llogarinë e tij, GEN ka hedhur hiç më pak se 1 milion e 470 mijë euro, vlerë që nuk e ka raportuar në komision”, deklaroi ai.

“Dje pati shkrime në mediat e huaja, se kompania GEN, në kuadër të shpëlarjes së parave përmes kontabilitetit fiktiv, kishte financuar edhe fushata politike duke përmendur fushatën zgjedhore të kryeministrit Kurti. Ku për konicidencë, periudha kur mendohet se GEN ka financuar këto fushata, përfshin periudhën kur Berishaj kishte tërhequr mjetet e deponuara nga GEN në llogarinë e tij”, u shpreh Çitaku.

Ajo deklaroi se prapa ambasadorit Berishaj fshihet një lidhje shumë e thellë e pushtetit me mafinë energjetike të vendeve të rajonit.

“Kufiri i çdo lloj integriteti për Berishajn është kaluar dhe largimi i tij i menjëhershëm nga detyra është përgjegjësi institucionale. Por në dimensionin e lidhjes që i bën bashkë Kurtin dhe Berishajn, e cila është pengesë për t’i hapur rrugë përgjegjësisë dhe së vërtetës, një gjë është shumë e qartë, prapa ambasadorit Berishaj fshihet një lidhje shumë e thellë e pushtetit me mafinë energjetike të vendeve të rajonit. Jemi të bindur se për të shërbyer si ambasador është tema e fundit për të cilën preokupohet Martin Berishaj e për të cilën mendon Albin Kurti”, tha ajo.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë