Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çka e mban ende Kosovën afër dhe në interesin rus?

26/06/2022 - 13:36
në Opinione
A A
Tregime me rusë dhe dy Serbi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dy qeveritë, e Shqipërisë dhe Kosovës, u mblodhën në Prishtinë nën një simbol kuq e zi (që shkonte përtej Kosovës ahtisaariane) për t’u shitur shqiptarëve kopalla: nacionalizëm etnik, për një grusht vota më shumë, përderisa në Bruksel Presidentja e Kosovës dhe Kryeministri shqiptar nuk flasin ndërmjet vete, madje ky i fundit shihet kryesisht në shoqëri të “vožd-it” serb, Aleksandar Vučić!?

Nga Halil Matoshi

Më katër dhjetor 2018 në Pejë, në mbledhjen e dy Qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë, Kryeministri shqiptar Edi Rama, i pati cilësuar gomerë, të gjithë ata që e kundërshtonin Hashim Thaçin (atëherë President i Kosovës) për idenë e këmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që e rikthente Kosovën më 16 shkurt, 2008!

E, zini besë ose jo, Thaçi për këtë ide, mezi ia kishte dalë t’i bindë nja dhjetë veta që i ha pazari në Prishtinë!?

Dmth 99.9% e popullsisë kosovare brenda pak minutash, në dioptrinë e Ramës u shndërruan në gomerë!?

Dhe tash, pas katër vjetësh, ata që iu kundërvunë politikave ballkanike dhe anti BE të Ramës, sakaç u shndërruan në qenë që lehin!?

Rama e synoi në Prishtinë ngatërrimin e udhës së rrahur fort, të cilës duhet me i ra Kosova!?

Kah i bjen udha e Kosovës dhe si ta zë ajo trenin e fundit, për sivjet, që të marrë liberalizimin e vizave për Krishtlindje?

Ka një dekadë që është folur e shkruar ashiqare për ndikimin rus në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përkatësisht në atë qendror, që po shtrihej përmes luftës hibride, por askush as nuk provon ta identifikojë, as ta ilustrojë me shembuj konkretë dhe as të flasë hapur për këtë ndikim dhe për aspekte ku Kosova duket në kthetrat e këtij ndikimi, apo afër tij!?

Gjatë viteve 2012-2015 u sprovua me ekspansionin e islamit politik. Gjatë 2015-2017 me luftën antiestabilishment dhe tronditje institucionale, njëkohësisht e çorientuar me idetë për këmbim territoresh e ndarje, për t’u stabilizuar nga brenda më 2020 dhe 2021 e për t’u sfiduar sërish nga ‘Open Balkan’, status-quo dhe përplasje eventuale me Perëndimin.

Kur shpërtheu agresioni rus mbi Ukrainën, amerikanët u thanë zyrtarëve të shtetit kosovar se status quo-ja në dialogun me Serbinë shkuaka në favor të Rusisë, ata deshtën t’i paralajmërojnë që të hyjnë në një dinamikë të re të dialogut duke:

Përmbushur detyrat e shtëpisë, që dmth. të zbatohen pa hezitim vendimet e gjykatave kosovare, siç është rasti i verdiktit të Gjykatës kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit;

Të zbatohen Marrëveshjet ndërkombëtare, siç është rasti i Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, e ratifikuar në Kuvendin e Kosovës (2013) me shumicën e dyfishtë (me 81 votë, plus vota e kualifikuar) dhe

Përshpejtimi i zbatimit të gjitha marrëveshjeve tjera të dakorduara me Serbinë, përmes udhëzuesve operacionalë për zbatim, siç ishte rasti i Marrëveshjes për energjinë të vitit 2013 dhe 2015.

Dakordimi për udhëzuesin e Marrëveshjes për energjinë, realisht e solli Kosovën për herë të parë pas Marrëveshjës së Washingtonit (shtator, 2020) në një pozicion më të favorshëm se sa Serbia.

Dhe, si rezultat, qasja e disa shteteve që mbajnë qëndrim rixhid ndaj Kosovës, ndërroi, si psh. ai i Greqisë dhe së fundi i Spanjës!

Nëse prej vitit 2016 e veçanërisht 2018, Kosovës i është kumtuar se i ka zbatuar të gjitha kriteret teknike për liberalizim vizash, përse atëherë iu dhanë edhe kritere shtesë, që ishin politike, si ratifikimi i ligjit për demarkimin e kufirit me Malin e Zi (që Perëndimi e donte në NATO) dhe dhënia e një zyre Avokatit të popullit!?

Kriteret politike vijnë në shprehje duke pasur parasyshë faktin se BE-ja është organizatë para së gjithash politike dhe, tash i bëhet me dije Kosovës se duhet t’i kryej detyrat (politike) e shtëpisë: zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, përkatësisht Zbatimin e Marrëveshjes për Asociacionin.

Kjo dinamikë e re duhet kuptuar si tendencë që të prishet status quo-ja, në dialog me Serbinë, për t’ia hequr nga duart sa më shumë adute Serbisë, që tërthor i çmonton interesat ruse në rajon!

Prishtina zyrtare, duhet të sillet si shtet serioz në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke i dekonstruktuar mesazhet që vijnë nga aleatët dhe kundërshtarët, t’i analizojë ato dhe të marrë vendimet më të mira për interesin shtetëror, e jo të priret nga një rezistencë nacionaliste.

Në këtë rast, Prishtina sefte duhet ta zbatojë menjëherë vendimin e Kushtetuesës për pronat e Manastirit të Deçanit dhe t’i ridefinojë Marrëveshjët për targat si dhe të pagjeturit (në këmbim të liberalizimit të vizave) ta nisë procesin e hartimit të Statutit (krijimi i komitetit të ekspertëve) për Asociacionin (në këmbim të Marrëveshjës gjithpërfshirëse me Serbinë, përfshi njohjën reciproke dhe marrjën e ulëses në OKB) kështu, do të krojoheshin rrethanat e favorshme që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Europës që i mundëson adresim në Gjykatën Europeane të të Drejtave të Njeriut dhe anëtarësim në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, si dhe të nënshkruaj me NATO-n programin Partnetitet për Paqe dhe të marrë statusin e vendit kandidat të BE-së.

Afër mendësh, Këto Marrëveshje Kosova i ka negociuar me Bashkësinë Ndërkombëtare (ShBA dhe BÉ) e jo me Serbinë!!!

Së këndejmi vetëm politikat e kooperimit (krahas një lobimi, pa kursyër resurse humane e materiale) me Perëndimin, marrja e iniciativës kundrejt Serbisë dhe demaskimi e dërmimi i interesave ruse në rajon, janë interesa shtetërore, të identifikuara qartë të Kosovës dhe kurrsesi retorikat populliste që rëndom sjellin vota tash, porse e rrënojnë të ardhmen e shtetit.

Në kontekstin aktual, rënia në kurthin e politikave ballkanike që e përplasin Kosovën me BE-në, sipas skenarit agresiv të Edi Ramës në sinkron e kooproduksion me Vučić-in, bashkëngjitja organizatës tashmë famëkeqe ‘Open Balkan’ dhe mirëmbajtja e status quo-s, janë leva të luftës hibride ruse për ruajtjën e ndikimit në rajon.

Nëse Kosova mbetët peng në duart e nacionalistëve dhe popullistëve, do të përplaset më tej me ShBA-në e BE-në, nuk do të marrë vizat dhe nuk do të bëhet anëtare e Këshillit të Europës dhe as e NATO-s.

Në NATO nuk mund të anëtarësohet pa njohjen e katër nga pesë vendet mosnjohëse në BE, që janë anëtare të NATO-s dhe pa normalizim marrëdhëniesh me Serbinë, sepse vendet në konflikt të ngrirë, nuk mund të anëtarësohen në Paktin Veriatkantik.

Këso qëndrimësh kryeneçe (të bukura për folklorin por fatale për inteteresin e shtetit) do ta largojnë Kosovën nga aleatët e saj, ShBA-në dhe Britaninë e Madhe si dhe nga BE-ja dhe do të pasojnë shumë vite izolim e derxhje në letargji.

U pa tashmë, një natë para Samitit të BE-së në Bruksel, Aleksandar Vučić-i kërcënoi me luftë një dynje, (nëse Kosova do të merrte liberalizimin e vizave!???) e pas Samitit vajtoi se BE nuk po i jep mbështetje krijesës së tij ‘Open Balkan’!?

Kur Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski tha se BE-ja duhet ta veçojë shtetin që e drejton ai, nga Shqipëria, Edi Rama e luajti strucin, sepse më këtë deklaratë edhe Maqedonia e Veriut ishte në zgrip (ose afër) të dalë nga ‘Open Balkan’, për ta lënë Ramën të vetëm, në krah të Vučić-it.

Një ditë pas Samitit, kur Kuvendi i Bullgarisë votoi heqjen e vetos në BE për Maqedoninë, realisht ky shtet “u shkëput” nga përqafimi i fqinjit shqiptar (Rama u sha e pështy me bullgarët, jo për hesape të shqiptarëve, por për protagonizëm personal!?) dhe sëshpejti do të thirret Konferenca e BE-së me Maqedoninë e Veriut, si një nga verigjt e fundit drejt integrimit të plotë.

E shqiptarët çka fituan?

Asgjë natyrisht, derisa luajnë në politikat ballkanike, që është terren ideal për hegjemonizmin serbian dhe historikisht i dominuar nga Serbia.

Edi Rama e humbi betejën.

Këtu ndahen fatet politike të WB 6 dhe jo vetëm.

Kah duhet me ia mbajtë Kosova?

Patriotët konstitucionalë që e dijnë çka paraqet Raison d’Etat e dijnë saktë.

Druaj që e dijnë popullistët në pushtet!?

JU REKOMANDOJMË

KADARE – NJË VIT PAS
Opinione

KADARE – NJË VIT PAS

01/07/2025 - 12:40
Evolucioni: a është njeriu “kafsha më e përkryer”?
Opinione

Evolucioni: a është njeriu “kafsha më e përkryer”?

23/06/2025 - 11:41
Izraeli është me Serbinë
Opinione

Izraeli është me Serbinë

22/06/2025 - 20:50
Vushtrria nuk është laborator, por qytet i lashtë me vlera shumëdimensionale
Opinione

Vushtrria nuk është laborator, por qytet i lashtë me vlera shumëdimensionale

21/06/2025 - 19:41
Si mund të bëhet Kosova një demokraci me det
Opinione

Si mund të bëhet Kosova një demokraci me det

20/06/2025 - 09:24
Musliu: Shtrenjtimi i rrymës nuk i prek qytetarët në Veri, e veteranët po arrestohen për mospagesë
Opinione

Dhomat e Specializuara të Kosovës: Një Udhëtim Kontravers dhe Pyetje Pa Përgjigje

19/06/2025 - 14:40

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Inspektorati Shëndetësor mbyll poliklinikën “Euromed Group” Sh.P.K. me pronar Leart Jakupi

    Inspektorati Shëndetësor mbyll poliklinikën “Euromed Group” Sh.P.K. me pronar Leart Jakupi

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Ngjarje e pazakontë në Prishtinë, tre policë civilë dyshohet se rrahën brutalisht një të ri pas një ndjekjeje

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Sekuestrohet vetura luksoze Lamborghini Urus e baronit të drogës, Brilant Bahtiri, djali i baronit tjetër të drogës, Shemsi Bahtiri

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ankohet qytetari nga Prizreni: U sulmova nga një i mitur brenda marketit “Zhurjani” pa asnjë konflikt!

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Lushtaku per Lladrovcin: S’merrem me njerëz me probleme psiqike

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë