Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çka po ndodh me Instagram-in?

28/07/2022 - 17:10
në Tech
A A
Mbi 3 milionë përdorues aktiv të rrjeteve sociale në Kosovë e Shqipëri gjatë vitit 2021

(FILES) In this file photo taken on October 01, 2019 a picture taken in Lille shows the logo of mobile app Instagram, Snapchat, Twitter, Facebook, Google and Messenger displayed on a tablet. - The biggest reputational risk Facebook and other social media companies had expected in 2020 was fake news surrounding the US presidential election. Be it foreign or domestic in origin, the misinformation threat seemed familiar, perhaps even manageable. The novel coronavirus, however, has opened up an entirely different problem: the life-endangering consequences of supposed cures, misleading claims, snake-oil sales pitches and conspiracy theories about the outbreak. (Photo by DENIS CHARLET / AFP)

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

A ju është dukur Instagram-i më ndryshe kohëve të fundit? Me siguri se po shihni shumë më shumë video sesa fotografi dhe shumë më shumë postime nga njerëz që nuk i njihni sesa nga ata që i ndiqni.

Transformimi i Instagram-it është diçka që po ndodh përnjëmend. Rrjeti social e ka marrë një vendim të diskutueshëm dhe, sipas shefit të tij, Adam Mosseri, ai nuk ka për t’u ndryshuar në të ardhmen e afërt.

Nëpërmjet një videoje, Mosseri i ka adresuar “shqetësimet” e përdoruesve të platformës, të cilën e zotëron gjiganti Meta Platforms, pjesë e të cilit është edhe rrjeti social Facebook.

“Po dëgjoj shumë shqetësime për fotot dhe për fokusimin tonë te videot. Tani, dua të jem i qartë: ne do të vazhdojmë mbështetjen për fotot – ato janë pjesë e trashëgimisë sonë…”, është shprehur ai fillimisht.

“Megjithatë, më duhet të jem i sinqertë: unë besoj se Instagram-i do të bëhet, me kohë, më shumë [platformë] për video”, ka thënë Mosseri.

Instagram-i po u jep prioritet videove (të njohura si “Reels”), në kohën kur platforma rivale e videove të shkurtra TikTok po ndikon në zvogëlimin e vazhdueshëm të aktivitetit në rrjetet më të vjetra sociale.

TikTok, në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, është aplikacioni më i shkarkuar në botë, sipas agjencisë së lajmeve Bloomberg. Nga viti 2020, në Shtetet e Bashkuara dhe gjetiu nëpër botë, njerëzit kanë kaluar më shumë kohë në TikTok, sesa në Instagram apo Facebook.

Audienca e TikTok-ut, po ashtu, është më e re sesa ajo e platformave të tjera sociale. Mosha mesatare e përdoruesve të TikTok-ut nëpër botë është 18 deri 24-vjeçare. Sipas të dhënave nga kompania hulumtuese Statista, 31 për qind e përdoruesve globalë të Instagram-it janë ndërmjet 24 dhe 34 vjeç. Ndërkaq, një anketë e realizuar më 2020 nga kompania e investimeve bankare, Piper Sandler, ka treguar se TikTok-u ia ka kaluar Instagram-it si rrjeti social më i pëlqyer i adoleshentëve.

Në videon e tij, kreu i Instagramit ka thënë se dominimi i videove ndaj fotove do të ndodhte pavarësisht nëse Instagram do të ndryshonte apo jo ndonjë gjë, meqë trendët e shpërndarjes tregojnë se videot janë lloji i përmbajtjes që po shpërndahet më shumë.

Megjithatë, shumë prej shikuesve të videomesazhit të Mosserit nuk u pajtuan me të.

“Sinqerisht, aplikacioni është bërë i tmerrshëm për t’u përdorur. Shtrirja e përmbajtjes dhe angazhimi i përdoruesve kanë rënë dhe krejt çfarë po shoh janë reklama në krye të aplikacionit, si dhe Reels. E kuptoj nevojën që të jeni konkurrues… por jo në dëm të shkatërrimit të asaj çfarë bëni më së miri”, është përgjigjur Sam Stryker, i cili është pjesë e departamentit redaktorial të rrjetit social Twitter.

Ndërkohë, gazetari Stefan Etienne është ankuar për mbushjen e Instagram-it me Reels. Ai ka thënë se “të gjithë, prej gazetarëve dhe krijuesve të përmbajtjes, deri te shefat ekzekutivë dhe të famshmit” janë kundër ndryshimit. Instagram-i është bërë “tani aplikacion për të reklamuar gjithçka, jo për miqtë dhe njerëzit të cilët mendoj se janë interesantë”.

Mosseri ka thënë se aplikacioni do të shfaqë video dhe njerëz të sugjeruar, në kuadër të përpjekjeve për t’iu ndihmuar përdoruesve “të zbulojnë gjëra të reja dhe interesante”. Ai u është përgjigjur ankesave, duke thënë se përdoruesit mund t’i heqin rekomandimet që nuk iu pëlqejnë, apo t’i pezullojnë rekomandimet deri në një muaj. Megjithatë, shefi i Instagram-it ka thënë se rekomandimet janë mënyra “më efektive” për t’i lidhur krijuesit me audienca më të mëdha.

Ai, po ashtu, ka shpjeguar se përmbajtja e shfaqur mund të mbushë krejt ekranin te disa përdorues dhe se kjo është një veçori e re, e cila po testohet dhe po rregullohet.

Deri në mesditën e së enjtes, një peticion i krijuar në platformën Change.org, i cili kërkon që “Të bëhet Instagram-i përsëri Instagram”, ka mbledhur mbi 200.000 nënshkrime.

“Nuk ka nevojë që disa gjëra të ndërlikohen së tepërmi, ne thjesht duam të shohim kur postojnë miqtë tanë, bukuria e Instagram-it ka qenë se ai ishte i çastit”, ka shkruar krijuesja e peticionit, Tati Bruening. “Në fillimet e aplikacionit, të gjithë ne jetonim të tashmen, i shihnim momentet tona më të mira në kohë reale”.

Prej përdoruesve më të mëdhenj të Instagram-it, me qindra miliona ndjekës, Kim Kardashian dhe Kylie Jenner, që të dyja e shpërndanë thirrjen e peticionit.

“Ndaluni së provuari të bëheni TikTok, unë vetëm dua të shoh foto të lezetshme të miqve të mi”, thuhej në postimin që shpërndanë ato.

Se plotësimi i dëshirës së përdoruesve është gjë e pamundshme, e shpjegon ndoshta më së miri raporti më i fundit i të ardhurave i Meta-s, pjesë e së cilës është Instagrami.

Meta ka regjistruar rënien e parë ndonjëherë të të ardhurave për një tremujor, teksa recesioni global dhe presioni nga konkurrenca po ndikojnë te fitimet e saj nga reklamat digjitale.

Aksionet e kompanisë me seli në Kaliforni po ashtu kanë rënë për 3.4 për qind, teksa ajo ka njoftuar se pret të ardhura prej 26 deri në 28.5 miliardë dollarë në tremujorin e tretë. Analistët prisnin 30.52 miliardë, sipas të dhënave nga kompania hulumtuese Refinitiv.

Të ardhurat e përgjithshme, të cilat përbëhen pothuajse kryesisht nga fitimi prej reklamave, kanë rënë për 1 për qind, në 28.8 miliardë dollarë, në çerekun e dytë të vitit, nga 29.1 miliardë dollarë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Rezultatet hedhin dritë mbi sfidat biznesore të Meta-s, teksa ajo po konkurron për kohën e përdoruesve me TikTok-un, dhe po ndërmerr ndryshime për të minimizuar humbjet.

Meta ka thënë se Reels, videot e shkurtra që gjiganti nga Kalifornia po i paraqet gjithnjë e më shumë para syve të përdoruesve për të garuar me TikTok-un, tani po sjellin mbi 1 miliard dollarë në vit.

“Ata po ndikohen dukshëm nga gjithçka”, ka thënë Kim Forrest nga kompania për investime Bokeh Capital Partners. “Meta ka një problem, sepse është duke e ndjekur TikTok-un, dhe nëse Kardashianët po flasin se si nuk po iu pëlqen Instagram-i… Meta duhet vërtet t’i kushtojë vëmendje kësaj”.

Rreth 15 për qind e përmbajtjes së shfaqur në Facebook dhe në Instagram është e rekomanduar nga inteligjenca artificiale dhe kjo përqindje do të dyfishohet deri në fund të vitit 2023, ka thënë shefi ekzekutiv i Meta-s, Mark Zuckerberg./REL

JU REKOMANDOJMË

Google sfidon Antropikën me IA ‘të Përballueshme’ për Sigurinë Kibernetike, Gemini 3.5 Flash Cyber ​​​​së shpejti në dispozicion për partnerë të zgjedhur

Google sfidon Antropikën me IA ‘të Përballueshme’ për Sigurinë Kibernetike, Gemini 3.5 Flash Cyber ​​​​së shpejti në dispozicion për partnerë të zgjedhur
26/07/2026 - 14:29

Google ka zbuluar Gemini 3.5 Flash Cyber, një model të ri të inteligjencës artificiale të specializuar në zbulimin dhe rregullimin e dobësive të sigurisë. Është përgjigjja për Gemini...

Më shumëDetails

BE-ja planifikon kufizime për përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën 13 vjeç

BE-ja planifikon kufizime për përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën 13 vjeç
15/07/2026 - 10:10

Bashkimi Evropian pritet të ndërmarrë masa për të kufizuar qasjen e fëmijëve të vegjël në rrjetet sociale në të 27 vendet anëtare. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von...

Më shumëDetails

Google theu rekordin historik të kërkimit gjatë ndeshjes mes Argjentinës dhe Egjiptit në Kupën e Botës

Google theu rekordin historik të kërkimit gjatë ndeshjes mes Argjentinës dhe Egjiptit në Kupën e Botës
10/07/2026 - 09:45

Motori i kërkimit në internet Google regjistroi numrin më të lartë të kërkimeve në historinë e tij gjatë ndeshjes së 1/8 së finales së Kupës së Botës midis...

Më shumëDetails

Dacia Jogger shpallet makina më e mirë me shtatë ulëse

Dacia Jogger shpallet makina më e mirë me shtatë ulëse
03/07/2026 - 11:25

Makina me shtatë ulëse mund të duket e tepërt për disa shoferë, por për shumë familje të mëdha ajo është një nevojë e vërtetë. Edhe kur të gjitha...

Më shumëDetails

WhatsApp do t’u lejojë njerëzve të bisedojnë pa ndërruar numrat e telefonit

Nga viti 2025 WhatsApp nuk do të funksionojë në disa modele të iPhone
29/06/2026 - 20:03

WhatsApp do t’u lejojë njerëzve të bisedojnë pa pasur nevojë të zbulojnë numrin e tyre të telefonit – duke shkëmbyer emra përdoruesish unikë, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta...

Më shumëDetails

Më në fund zbulohet çmimi i GTA 6

Më në fund zbulohet çmimi i GTA 6
26/06/2026 - 10:05

Grand Theft Auto 6, ose shkurt GTA 6, është ndoshta loja më e shumëpritur e dekadës së fundit dhe tani më në fund janë zbuluar çmimet e saj....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë

    Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Pas rrëzimit të vinçit në Prishtinë, Prokuroria ndalon përgjegjësin e kompanisë ndërtuese “Vllezërit Asllani” dhe dy persona të tjerë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Grimeri shqiptar fejohet me një mashkull

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Pse i pëlqeu postimet e Lule Gjelit në Facebook? Flet Tomë Gashi

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë