Pas ministres Hajdari e ministrit Peci, sot edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një video ka hedhur akuza tek Prokuroria Speciale se nuk po vepron në denoncimet që kjo ministri ka bërë ndaj rasteve ku pretendon se ka pasur shkelje ligjore, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ndaj kësaj situate ka reaguar analisti dhe përkrahësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Rron Gjinovci, i cili ka thënë se qeveria me 50.2% duhet t’i zgjidh këto raste, e jo të ankohet për mosfunksionim të sistemit.
Gjinovci madje ka ironizuar me qeverinë duke i pyetur se çka po thoni të bëjmë.
“Çka po thuni me bo, a t’dal une t’i çliroj pronat e uzurpume” – shkruan Gjinovci.
Postimi i plotë:
Me gjithë respektin për disa ministra të VV që e kanë denoncu korrupsion, duhet me thanë që qeveria me 50.2% duhet me i zgjidhë ato raste, jo me u anku te na për mosfunksionim të sistemit. Çka po thuni me bo, a t’dal une t’i çliroj pronat e uzurpume 🤷♂️













