Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çmimet e naftës rriten mes mesazheve kontradiktore për Ngushticën e Hormuzit

05/08/2026 - 14:06
në Ekonomi, Lajme
A A
Çmimet e naftës rriten mes mesazheve kontradiktore për Ngushticën e Hormuzit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Çmimet globale të naftës u rritën të mërkurën, pasi kishin rënë ndjeshëm në fillim të javës, për shkak të shenjave të ndërprerjeve në transportin detar në Detin e Kuq dhe pavarësisht deklaratave nga Washingtoni se një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit mund të jetë e afërt, raporton CNN.

Kontratat e së ardhmes për naftën Brent, standardi global i naftës, ishin në rritje me 1.3% rreth orës 7:30 sipas kohës lindore të SHBA-së, duke u tregtuar me 80 dollarë për fuçi. WTI, standardi amerikan i naftës, u rrit me 0.6% në 76 dollarë për fuçi, rreth të njëjtës orë.

Të martën, Presidenti Trump la të kuptohej se një njoftim për një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit mund të bëhej sot. Por mediat shtetërore iraniane hodhën dyshime mbi një rihapje të menjëhershmë.

Javët e fundit, konflikti është zgjeruar duke përfshirë edhe ngushticën Bab el-Mandeb, një tjetër rrugë e rëndësishme e tregtisë detare në hyrje të Detit të Kuq. Militantët Huthi, të mbështetur nga Irani, kanë kërcënuar se do të pengojnë transportin detar përmes kësaj ngushtice – duke krijuar një problem të veçantë për Arabinë Saudite, e cila e ka përdorur këtë rrugë ujore si alternativë ndaj Hormuzit për të eksportuar miliona fuçi naftë.

Alexandre Araman, drejtor për sektorin e prodhimit të naftës në Lindjen e Mesme në Wood Mackenzie, i tha CNN-it të martën se “rënia e ndjeshme e eksporteve përmes Detit të Kuq eliminon një nga mundësitë e pakta të mbetura të Mbretërisë për eksport”.

Araman theksoi se disa anije mund ta kenë kaluar ngushticën fshehurazi duke fikur sinjalet e tyre të gjurmimit.

Të mërkurën, rebelët Huthi pretenduan se kishin sulmuar një cisternë saudite të naftës në Detin e Kuq, sipas Reuters. Një ditë më parë, autoritetet indiane thanë se një anije me flamur indian ishte goditur nga një predhë dhe ishte fundosur pranë brigjeve të Jemenit, megjithëse nuk thanë se kush ishte përgjegjës.

JU REKOMANDOJMË

6 vjet nga arrestimi i çlirimtarëve, OVL UÇK-ja me aksion para zyrës së BE-së

Apeli i Speciales ua lejon Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit nga 7 mijë fjalë për ankesat ndaj aktgjykimit dënues
05/11/2026 - 08:50

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së sot do të mbajë aksion para zyrës së Bashkimit Evropian. Aksioni është njoftuar të fillojë në orën 12:00. Protesta u njoftua...

Më shumëDetails

Kuvendi mblidhet sot, ky është rendi i ditës

Kuvendi mblidhet sot, ky është rendi i ditës
05/11/2026 - 08:38

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare, e cila është caktuar të nisë në orën 12:00. Sipas njoftimit të Kuvendit, në rendin e ditës janë paraparë...

Më shumëDetails

10-vjetori i vdekjes së Astrit Deharit, mbahet konferencë për media para Prokurorisë Speciale

10-vjetori i vdekjes së Astrit Deharit, mbahet konferencë për media para Prokurorisë Speciale
05/11/2026 - 08:27

Me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit, të enjten, më 5 nëntor, do të organizohen një sërë aktivitetesh përkujtimore në Prishtinë dhe në Zllatar. Aktivitetet do...

Më shumëDetails

“Liria Ka Emër” thërret konferencë për media

“Liria Ka Emër” thërret konferencë për media
05/11/2026 - 08:24

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit, konferenca do të mbahet me fillim nga ora 14:00. Në ftesën për media nuk janë...

Më shumëDetails

U lajmërua nga baushtella në Gjermani, ish-këshilltari i Konjufcës me shkrim të ri për t’i sqaruar disa gjëra: S’kërkova mëshirë

U lajmërua nga baushtella në Gjermani, ish-këshilltari i Konjufcës me shkrim të ri për t’i sqaruar disa gjëra: S’kërkova mëshirë
05/11/2026 - 08:12

Drilon Gashi, ish-këshilltar i Glauk Konjufcës, i cili ditë më parë u shfaq nga “baushtella” në Gjermani, ka dalë me një sqarim për këtë çështje. Ai ka thënë;...

Më shumëDetails

Vuçiq përdori faljet presidenciale për të shpëtuar të akuzuarit, kërkohet hetim ndaj tij

Vuçiq përdori faljet presidenciale për të shpëtuar të akuzuarit, kërkohet hetim ndaj tij
05/11/2026 - 08:05

Vendimi i Aleksandar Vuçiq për të falur 49 persona mund ta çojë atë në bankën e të akuzuarve. Viktimat e vendimit të tij, nëse nuk marrin drejtësi në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë (Emrat)

    Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë (Emrat)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Tre të mitur dëshmitarë”, çfarë ndodhi në stacionin policor para se Arlinda të privohej nga jeta?

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • AUV me në krye Venera Çerkinin me ‘mision’ propagandues kundër bizneseve? Del se “Haxhijaha” vet kishte kërkuar kthimin e ushqimit për kafshë në Serbi

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nga kontrata 54 mijë euro te posti i konsullit: Si përfitoi aktivisti i Guxo-s nga pushteti i Pecit, Gërvallës dhe Konjufcës

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Vulin tentoi të arratisej për në Moskë, mediumi serb zbulon prapaskenat- Si u rikthye aeroplani nga Lituania në Beograd?

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë