Portugezi 41-vjeçar dhe katër investitorë të tjerë po përgatiten për të blerë Al Nassr.
Secila palë synon të investojë të paktën 92 milionë euro në marrëveshje.
Ronaldo ka luajtur për Al Nasr që nga dhjetori i vitit 2022. Më parë, sulmuesi ka luajtur për Sporting, Manchester United, Real Madrid dhe Juventus.
Sulmuesi portugez e ka fituar Topin e Artë dhe Ligën e Kampionëve pesë herë, dhe me ekipin kombëtar portugez ka fituar Kampionatin Evropian dhe dy tituj të Ligës së Kombeve.












