Cristiano Ronaldo është vlerësuar me çmimin “B.O.A.T.”, që nënkupton më i miri i të gjitha kohërave, nga komuniteti i revistës prestigjioze France Football.
Gjithashtu, Topi i Artë që ylli portugez fitoi në vitin 2008 është vlerësuar nga publiku si më i miri në historinë e këtij çmimi.
Ronaldo e fitoi për herë të parë Topin e Artë në vitin 2008, pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Manchester Unitedin, me të cilin triumfoi në Ligën e Kampionëve dhe në Premier League.













