Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është dorëzuar para kryeministrit Kurti.
Ai në panairin e librit derisa po tregonte se çfarë libra kishte zgjedhur për t’i marr, tha se nuk mund të shtyhet me Kurtin sepse ai i thotë vetës bibliotekë.
“Kam zgjedhur të mos i hyjë në hak asnjë pjese të kombit shqiptar, në atë mënyrë i kam zgjedh edhe librat. Me kryeministrin është problem me u shty, kështu që kryeministri thotë që unë jam bibliotekë me të nuk shtyhet”, është shprehur Mehaj.












