Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, ka konfirmuar se janë arrestuar dy persona, si të dyshuar për ndihmë të të dyshuarit për vrasjen e policit serb.
Ai ka bërë të ditur se i arrestuar një 39 vjecar me inicialet Z.R.. Bashkë me të është arrestuar edhe gruaja e tij me inicialet I.R.
Të arrestuarit dyshohen se kanë transportuar Faton Hajrizin nga Presheva për në Loznicë.
Aksioni është kryer nga shteti i Serbisë, në bashkëpunim me policinë e Republikës Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Derisa, mediat serbe kanë filluar që ta përmendin me emër Faton Hajrizin, si person që po kërkohet nga institucionet atje.













