Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

DASH informon Kongresin mbi planet për t’i shitur Izraelit armë me vlerë 8 miliardë dollarë

04/01/2025 - 21:16
në Kryesore, Lajme
A A
DASH informon Kongresin mbi planet për t’i shitur Izraelit armë me vlerë 8 miliardë dollarë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Departamenti i Shtetit informoi Kongresin mbi planifikimin për t’i shitur Izraelit armë me vlerë 8 miliardë dollarë, thonë zyrtarët amerikanë, ndërsa vendi aleat i Shteteve të Bashkuara vazhdon luftën kundër Hamasit në Gazë.

Një pjesë e tyre mund të dërgohet nga stoqet aktuale të armëve amerikane, por për shumicën mund të duhet një ose disa vite për t’u dorëzuar, thanë dy zyrtarë amerikanë të cilën folën të shtunën në kushte anonimiteti, sepse njoftimi nuk është dërguar zyrtarisht në Kongres.

Shitja përfshin raketa të mesme veprimi për ta ndihmuar Izraelin të mbrohet nga kërcënimet ajrore, predha artilerie prej 155 mm, raketa Hellfire AGM-114 dhe armatime të tjera.

Shitja e këtyre armëve do t’i shtohej ndihmës ushtarake prej të paktën 17.9 miliardë dollarësh që Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Izraelit që nga sulmet e Hamasit më 7 tetor 2023, kur filloi lufta.

Administrata Biden është përballur me kritika për rritjen e vdekjeve të civilëve palestinezë. Ka pasur protesta në kampuset universitare, si edhe përpjekje të pasuksesshme në Kongres nga Senatori i pavarur Bernie Sanders dhe disa demokratë për të bllokuar që t’i shiten armë Izraelit.

Në muajin maj Shtetet e Bashkuara pezulluan përkohësisht dërgimin e 2 mijë bombave të fuqishme në Izrael mes shqetësimeve mbi humbjet e jetëve të civilëve nëse ato do të përdoreshin gjatë sulmit në qytetin jugor të Gazës, Rafah.

Administrata e Presidentit Biden ka kërkuar që Izraeli të rrisë ndihmën humanitare në Gazë. Por në nëntor, duke vënë në duke se ishte bërë një përparim i kufizuar në këtë drejtim, administrata refuzoi të kufizonte transferimin e armëve, siç kishte kërcënuar se do të bënte, në rast se gjendja nuk përmirësohej./VOA

JU REKOMANDOJMË

Hajni në Pejë kapet ‘mat’ gjatë vjedhjes, për dhjetë ditë kreu 6 grabitje

Hajni në Pejë kapet ‘mat’ gjatë vjedhjes, për dhjetë ditë kreu 6 grabitje
02/05/2026 - 22:52

Për dhjetë ditë, kreu 6 vjedhje. E nga Policia, R.G. nga Peja u kap në flagrancë të hënën, duke kryer po një vjedhje. Ndaj tij, tashmë është caktuar...

Më shumëDetails

Coca-Cola përfshihet në një aferë të rëndë, media shqiptare pretendon se u hodhën në treg edhe pije të skaduara

Coca-Cola përfshihet në një aferë të rëndë, media shqiptare pretendon se u hodhën në treg edhe pije të skaduara
02/05/2026 - 22:35

Drejtuesit e kompanisë së pijes joalkoolike Coca Cola në Shqipëri (ku Coca Cola Bottling Shqipëria), dyshohet se janë përfshirë në aktivit kriminal, sidomos me zhdukjen pa gjurmë të...

Më shumëDetails

Grenell reagon pas vendimit të Trump për reduktim trupash në Gjermani

Grenell reagon pas vendimit të Trump për reduktim trupash në Gjermani
02/05/2026 - 22:15

Ish-ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit rreth prezencës ushtarake amerikane në Gjermani dhe vendimin për tërheqje të mijëra trupave. Grenell ka...

Më shumëDetails

Zgjedhjet e parakohshme, DASH: Bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës

Zgjedhjet e parakohshme, DASH: Bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës
02/05/2026 - 21:51

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndjekin nga afër zhvillimet e fundit në Kosovë, ndërsa shprehin shqetësim për vazhdimin e bllokadës politike në vend. Një zëdhënës i Departamentit...

Më shumëDetails

Carafano sugjeron njohjet para synimeve për NATO e BE: SHBA t’iu kërkojë Greqisë, Rumanisë e Qipros ta njohin Kosovën

Carafano sugjeron njohjet para synimeve për NATO e BE: SHBA t’iu kërkojë Greqisë, Rumanisë e Qipros ta njohin Kosovën
02/05/2026 - 21:17

Eksperti amerikan i mbrojtjes, James Carafano, i cili punon në “Heritage Foundation” në një intervistë për T7, ka folur edhe për synimet e Kosovës për hyrje në NATO,...

Më shumëDetails

Hoti i ashpër me Kurtin: U kthehemi kutive të votimit sepse autokrati dëshiron të uzurpojë shtetin

Hoti ironizon me Kurtin: Mund t’i thuash jo dialogut në Bruksel për dinarin, por pastaj nuk mundesh
02/05/2026 - 20:53

Ish-deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar ashpër teksa ka thënë se më 7 qershor do të mbahen zgjedhjet sepse kështu dëshiron Albin Kurti, të cilin e ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dritë-hijet e Shabanit dhe Durmishit në tenderin 3 milionësh në Mitrovicë, anëtari i Komisionit kundërshtoi fituesin (Dokument)

    Dritë-hijet e Shabanit dhe Durmishit në tenderin 3 milionësh në Mitrovicë, anëtari i Komisionit kundërshtoi fituesin (Dokument)

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Edhe një mashtrim me çmime nga Albi Market i Tahir Humolli, qytetari denoncon vjedhjen në qumësht (Video)

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Vdes 49 vjeçarja që u dërgua me lëndime të rënda në kokë në Spitalin e Mitrovicës në mëngjes

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Teuta dhe Adonisi të ndarë prej dy vitesh, ai tashmë në lidhje të re

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Edhe kompania ALBI e Tahir Humolli kapet nga shteti duke i mashtruar konsumatorët me çmime (Dokument)

    172 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë