Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se sonte Kuvendi do të duhej të mbante seancë të jashtëzakonshme.
Haradinaj në një shkrim në Facebook ka thënë se e di që kryeministri Albin Kurti nuk është në Kosovës. Megjithatë, ai ka pyetur të tjerët “ku jeni?”.
“Sonte do të duhej të kishte seancë të jashtëzakonshme dhe thirrje për deputetët që të shkojnë në Kuvend. E di që Albini nuk është në Kosovë, por ju të tjerët, ku jeni?”, ka shkruar Haradinaj.












