Lamine Yamal po shpërthen me formën e tij në “Nations League”.
4 gola në 3 ndeshje e vendos atë si një nga yjet e “La Rojas”, teksa synon që të vazhdojë ende me këto paraqitje edhe në futbollin ekipor.
Pas ndeshjes me Çekinë, trajneri Luis De la Fuente nuk ndali lëvdatat ndaj 10-shit të Barcelonës duke e quajtur si më të mirin.
“Ai është në rrugën e duhur për t’u bërë një legjendë absolute e futbollit. Ky është mendimi im. Nëse ai do të ishte i vetmi lojtar spanjoll në garë për Topin e Artë, do të thoja se është absolutisht më i miri, por ka më shumë lojtarë tanë dhe unë i respektoj ata”, u shpreh De La Fuente.
Spanja, ndeshjen e radhës do ta zhvillojë ndaj Kroacisë të mërkurën në stadiumin e famshëm “Poljud” të Splitit./IndeksOnline/













