Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Debati Qosja-Kadare për identitetin evropian të shqiptarëve, nga polemika epike prej te fjalimi i fundit i akademikut

24/04/2026 - 09:18
në Lajme, Ndryshe
A A
Debati Qosja-Kadare për identitetin evropian të shqiptarëve, nga polemika epike prej te fjalimi i fundit i akademikut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Dy ndër mendjet më të ndritura të shqiptarëve, gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare dhe akademiku i njohur Rexhep Qosja u përfshinë në një polemikë të fortë në distancë mes tyre sa i takon identitetit europian të shqiptarëve.

Debati zgjati më shumë se dy vjet, përfshiu edhe intelektualë të tjerë dhe shumë kohë më vonë u mbyll me një pajtim mes tyre.

Ismail Kadare lartësonte tezën se shqiptarët, duhet të kapërcenimin 5 shekujt nën pushtimin osman, dhe të riktheheshin si princër të Evropës, tek ADN-ja e Skënderbeut.

Rexhep Qosja replikoi duke marrë në mbrojtje myslimanët shqiptarë, të cilët, ishin sipas tij, po aq shqiptarë, e po aq evropianë sa të krishterët e përqafuar nga Kadare.

“Krejt si një shpend i verbër, një dërgatë shqiptare fluturoi me avion për në Xhedal, fluturim pas së cilit Shqipëria u gdhi në Ligën Islamike. Hotelet e shtrenjta të Dubait, të shoqëruar, ndoshta, nga dhurata të shtrenjta, ishin mjaft joshëse gjithashtu edhe për të majtën”, deklaronte Ismail Kadare.

Në repikë me Kadarenë, akademiku nga Kosova lëvronte një tezë tjetër, teksa shkruante esenë e tij ‘Identiteti kombëtar dhe vetëdija fetare”.

“Shqiptarët i takojnë qytetërimit ismalik, hiç më pak se qytetërimit të krishterë”, deklaronte Rexhep Qosja.

Ai nuk do të kursehej e t’i quante tezat e Kadaresë, raciste.

“Sprova e Ismail Kadaresë, është e mbështetur në premisa të gabuara: në përpjekje për të dëshmuar, në njërën anë kundërshtitë kulturore midis Evropës e Lindjes myslimane, kurse, në anën tjetër sipërinë e identitetit evropian ndaj identiteteve të tjera, para së gjithash, ndaj identitetit mysliman! Dhe, kjo sipëri është, sipëri raciste”, deklaronte Qosje.

Kadare e fajësonte Qosen, po e ndante “identitetin evropian” të shqiptarëve në “identitet mysliman” dhe në “identitet të krishterë”. Dhe, kjo ndarje Kadaresë ngjante me një muzikë e njohur, të dëgjuar shumë herë, e të rrezikshme.

“Përçartje të tilla, në prag të afrimit të portave të Evropës, përpara se të ishin komike, janë thellësisht tragjike. Si të tilla, ato kërkojnë një përgjigje të qartë, serioze dhe pse jo, të prerë. Në raste të tilla parimi kryesor është se një popull është ai që është dhe s’ka nevojë as për pudër zbukurimi e as për blozë përçmuese”, deklaronte Kadare.

Vite më vonë, Qosja dhe Kadare i dhanë fund polemikës mes tyre.

Në një fjalim në 90 vjetorin e lindjes së gjeniut të letrave shqipe, akademiku Qosja shkruante:

“Polemika jonë më e njohur lidhej me çështjen e identitetit të shqiptarëve. Ishin mendime të ndryshme, argumente të ndryshme, këndvështrime të ndryshme mbi të njëjtën çështje themelore. Këto mospajtime nuk ishin personale; ato ishin intelektuale dhe kulturore. Megjithatë, siç ndodh ndonjëherë në jetën njerëzore, ato lanë pasoja edhe në raportin tonë personal. Shoqëria jonë u zbeh dhe rrugët tona, mjerisht, nuk u takuan më”.

JU REKOMANDOJMË

“Kulmi i marrëzisë nga Axhamiu i Samisë”, Faton Peci i reagon Mërgim Lushtakut pas fotos që publikoi për Gërvallën

“Kulmi i marrëzisë nga Axhamiu i Samisë”, Faton Peci i reagon Mërgim Lushtakut pas fotos që publikoi për Gërvallën
18/09/2026 - 23:23

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka publikuar një fotografi të ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla. Në fotografinë e publikuar nga Lushtaku shihet Gërvalla, ndërsa krahas saj është vendosur...

Më shumëDetails

“Tradhtare e kombit”, Lushtaku publikon foton e Gërvallës me flamurin e Serbisë

“Tradhtare e kombit”, Lushtaku publikon foton e Gërvallës me flamurin e Serbisë
18/09/2026 - 22:54

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka publikuar një fotografi të ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla. Në fotografinë e publikuar nga Lushtaku shihet Gërvalla, ndërsa krahas saj është vendosur...

Më shumëDetails

Përlotën fëmijët e çlirimtarëve nga performanca emocionale e aktorit për dëshmorët (Video)

Përlotën fëmijët e çlirimtarëve nga performanca emocionale e aktorit për dëshmorët (Video)
18/09/2026 - 22:43

Qindra qytetarë janë mbledhur në shesh pas vendimit për dënimin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me gjithsej 81 vite burgim. Edhe sonte, të pranishëm janë...

Më shumëDetails

Hasani për dënimin e Thaçit dhe të tjerëve: Elementet e aktgjykimit ishin abstrakte, i papranueshëm

Enver Hasani dorëzon kallëzim penal ndaj Avni Pukës në Prokurorinë Themelore – dokumenti i plotë
18/09/2026 - 21:28

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, duke e cilësuar atë si të papranueshëm. Hasani ka deklaruar se qasja e...

Më shumëDetails

Hoxhaj: Vendimi i Speciales e goditi Kosovën në kurriz

Hoxhaj: Pas agresionit në Banjskë, duhet një marrëveshje e sigurisë me SHBA-në dhe anëtarësim në NATO
18/09/2026 - 20:42

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se vendimi i Gjykatës Speciale për t’i dënuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka goditur Kosovën...

Më shumëDetails

OSBE pret miratimin e institucioneve të Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve serbe: Jemi të gatshëm t’i mbledhim fletëvotimet

OSBE pret miratimin e institucioneve të Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve serbe: Jemi të gatshëm t’i mbledhim fletëvotimet
18/09/2026 - 20:17

L Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë tha se është i gatshëm të mbledhë fletëvotimet, nëse zgjedhjet parlamentare serbe do të mbaheshin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Donika Gërvalla duhet me dhanë përgjegjësi për fjalën e saj – Glauku dje tha ‘jemi të shokum’, jo more…” Nait Hasani kritika pushtetarëve

    Befason Nait Hasani, tregon me emër kush e vrau veprimtarin e LDK-së

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin

    260 Shpërndaje
    Shpërndaje 104 Tweet 65
  • Ç’mund të ndodhë me shtatë figurat e UÇK-së që u përmendën në aktgjykimin e 16 shtatorit?

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Pas incidentit me Aida Dërgutin në shesh, Policia suspendon dy zyrtarë për 48 orë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Diplomati austriak Wolfgang Petritsch për Hashim Thaçin: Kisha përshtypjen se ishte i ngrirë nga frika

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë