Ish-ambasadori i Kosovës në RMV, Gjergj Dedaj, ka folur në lidhje me krizën politike që po ‘mbretëron’ në Kosovë tash e sa muaj.
Dedaj sa i përket vendimit që pritet të marrë Gjykata Kushtetuese nuk u shpreh optimist se mund të ketë zhvillime pozitive.
Ai tha se ‘problemi në Kosovë është ‘ozurpatori’ i pushtetit, Albin Kurti dhe e ashtuquajtura presidente, Vjosa Osmani’.
“Unë nuk pres ndonjë zhvillim pozitiv sepse në fakt asnjë faj nuk e ka Gjykata Kushtetuese as partitë ish-opozitare. Problemi është ‘uzurpatori’ i pushtetit, Albin Kurti në bashkëpunim me Presidenten e ashtuquajtur, Vjosa Osmani, janë duke menduar vetëm për pozitat e tyre se si t’ia zgjasin vetes pushtetin. Kurti tash e tetë muaj është në mënyrë jo-legjitime dhe jo-legale duke i keqpërdorur asetet dhe Qeverinë e Kosovës ndërsa Vjosa Osmani është në fund të mandatit dhe ata do të bëjnë çdo gjë, madje edhe me kushtin e shkatërrimit, demolimit dhe denigrimit të shtetit të Kosovës vetëm për me i rujt pozitat e tyre edhe me mujt edhe njëherë me u ‘kacavjerr’ e me pas prap pushtet dhe me qenë në krye të shtetit të Kosovës të cilin e kanë keqpërdor, demolu e kanë shkatërru e kanë vendos nën sanksione dhe e kanë izolu. Tani edhe Amerika e bëri atë që është prit me ba, dhe tani s’ka çfarë me i ndodh tjetër gjë Kosovës, vetëm mund t’i ndodhë ndonjë luftë eventuale” tha Dedaj në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.












